Dashi- Sot priten ndryshime në jetën tuaj në çift. Emocionet do të jenë më të mëdha se më parë. Në planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe edhe nëse të ardhurat i keni të qëndrueshme.

Demi- Gjatë kësaj dite ka mundësi të mendoni më shumë për punën apo për angazhime të tjera sesa për personin që keni në krah. Kjo do e acarojë atmosferën në çift. Në planin financiar situata do jetë më e qëndrueshme.

Binjakët- Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë shumë kujdes gjatë kësaj dite. Do jenë të shumtë personat që do mundohen t’iu bëjnë për vete dhe ju do tundoheni. Financat do të kenë tronditje.

Gaforrja- Do jeni shumë pasiv në jetën tuaj në çift sot dhe pa dashje do e shtyni partnerin në krahët e një tjetre. Të ardhurat fatmirësisht do përmirësohen ndjeshëm dhe do keni mundësi të shpenzoni më tepër.

Luani- Kontrollojeni veten tuaj sot nëse jeni ne një lidhje sepse po gabuat nuk do ketë më kthim pas. Nga ana tjetër mos u tregoni as shumë idealist. Të ardhurat do kenë shumë pak përmirësime megjithatë kjo mund t’iu ndihmojë të kryeni shpenzimet e dëshiruara.

Virgjëresha- Do jeni në dispozicion të partnerit gjatë kësaj dite dhe do kaloni momente të mrekullueshme pranë tij. Ekuilibri buxhetor nuk do ketë asnjë tronditje, prandaj do jeni më të qetë në këtë sektor.

Peshorja- Do e lini shumë pas dore partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Debatet dhe mosmarrëveshjet nuk do mungojnë për asnjë moment. Në planin financiar do jetë dita e favorshme për të kryer investimet e nevojshme.

Akrepi- Ditë shumë e qëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni dakord për gjithçka me atë që keni në krah dhe emocionet do vijnë duke u shumëfishuar. Financat duhen pasur më në vëmendje se kurrë. Gabimi më i vogël do ju kushtojë shtrenjtë.

Shigjetari- Gjatë kësaj dite do ju ndryshojë shpesh humori dhe inatet do ja nxirrni atij që keni në krah. Në planin financiar duhet të ecni me rregulla nëse nuk doni të mbeteni pa para.

Bricjapi– Sot do të keni nevojë më shumë se kurrë për qëndrueshmëri në jetën tuaj në çift. Partnerit shprehini ato që mendoni. Në planin financiar, do t’i kaloni më shpejt vështirësitë që keni pasur.

Ujori- Perspektiva të mira ditën e sotme. Me partnerin do të mendoni të bëni ndonjë çmenduri të vogël që do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes sepse në të kundërt do të keni vështirësi.

Peshqit- Atmosfera në çift do të jetë e përshtatshme për të marrë vendime të rëndësishme. Do t’i dëgjoni me kujdes ato që ju thotë partneri/ja. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë striktë, përndryshe do të keni probleme serioze. /

tvklan.al