Dashi-Çështje partneriteti që lidhen me biznesin janë në krye të axhendës. Do ta gjeni veten duke diskutuar për marrëveshje të mundshme partneriteti që do të rezultojnë të suksesshme. Ky është moment shumë i mirë për të marrë vendime.

Demi-Shokët dhe kolegët tuaj janë më të rëndësishëm se kurrë sot. Nuk duhet ta shpenzoni ditën vetëm, pasi mund të nxirrni aq shumë gjëra nga koha dhe energjia juaj nëse jeni i rrethuar nga njerëzit e duhur.

Binjakët-Keni hyrë në zemrën e dikujt. Një lidhje e re do të thotë fillim i ri. Do të shikoni dashurinë e vërtetë përtej çdo gjëje. Mos lejo që të ndikohesh nga përvojat e hidhura të së kaluarës.

Gaforrja-Do jeni shumë pasiv në jetën tuaj në çift sot dhe pa dashje do e shtyni partnerin në krahët e një tjetre. Të ardhurat fatmirësisht do përmirësohen ndjeshëm dhe do keni mundësi të shpenzoni më tepër.

Luani-Lirohuni nga ai ngërç i cili rrezikon që të ngadalësojë mendimet dhe veprimet tuaja. Vini në zbatim propozimet tuaja dhe flisni hapur me partnerin/en. Gjatë këtyre ditëve nuk po jepni maksimumin në punë, ndaj duhet të merrni masa sa më parë.

Virgjëresha-Radhisni një arritje tjetër yjore sot, kështu që jepni më të mirën tuaj! Do zbuloni se njerëzit janë të gatshëm t’ju japin më shumë përgëzime sesa zakonisht falë kësaj arritje të fundit që keni bërë.

Peshorja-Do të keni një humor disi konfuz sot që do të shkaktojë veprime të shpejta dhe një afrim sporadik ndaj gjërave. Kjo sjellje nuk përputhet me mënyrën sesi veproni ju zakonisht. Bëni çfarë të mundeni për ta kaluar ditën sa më normalisht sot pavarësisht humorit. Nesër gjërat do të kthehen në normalitet.

Akrepi-Do të jetë një ditë vërtetë e çuditshme, ku do e gjeni veten të përfshirë në ndonjë debat, edhe pse pa dashur. Fatmirësisht në mbrëmje, gjithçka do të ndryshojë. Një projekt të cilin e keni shumë përzemërt do të rezultojë i suksesshëm në sferën profesionale.

Shigjetari-Gjatë kësaj dite do ju ndryshojë shpesh humori dhe inatet do ja nxirrni atij që keni në krah. Në planin financiar duhet të ecni me rregulla nëse nuk doni të mbeteni pa para.

Bricjapi-Dikush është bërë vetëm për ju. Do ta takoni kur të vijë momenti i duhur, kështu që lini dashurinë që t’ju gjejë. Deri atëherë mundohuni të kaloni kohë të mirë në shtëpi. Mos i humbni shpresat.

Ujori-Perspektiva të mira ditën e sotme. Me partnerin do të mendoni të bëni ndonjë çmenduri të vogël që do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes sepse në të kundërt do të keni vështirësi.

Peshqit-Dashuria dhe sfera profesionale ecin me hapa paralel. Megjithatë momentalisht një lajm i papritur, mund t’i turbullojë të dyja fushat. Sa i takon sferës profesionale, do të vijnë mundësi shumë të mira, të cilat duhet t’i kapni pa u menduar gjatë./tvklan.al