Dashi –Sot do të jeni shumë euforikë dhe kjo do ju hapë telashë të mëdha. Jini të moderuar dhe kushtojini më shumë kohë të dashurit/ës tuaj. Për beqarët një histori e re po vjen. Jini të kujdesshëm në atë që thoni.

Demi –Do të ndiheni të pasigurt dhe duhet të mendosh për sjelljen tënde.Beqarët do të jenë në gjendje për të hartuar disa strategji për të bërë për vete një person të veçantë. Nëse jeni duke kërkuar një profesion ju do të keni mundësi të mira për të gjetur rrugën e duhur.

Binjakët– Shprehni ndjenjat tuaja në mënyrë të qartë nëse doni të përfshini partnerin/en. Zemrat e vetmuara sot do të jenë në gjendje që me sharmin e tyre të tërheqin miq të rinj. Çdo projekt do të shkojë në drejtimin e duhur, kështu që këmbëngulni.

Gaforrja–Në dashuri sot mund të ketë keqkuptime, por përpiquni të mos e ekzagjeroni me iluzione të jashtëzakonshme. Beqarët do të bëjnë miq të rinj dhe do të zbulojnë se kanë një ndjenjë të madhe me një person. Mos u hutoni dhe përqendrohuni në përgjegjësitë tuaja në punë!

Luani–Sot ju do të keni mundësi për të bërë zgjedhje që mund të ndikojnë në jetën tuaj të dashurisë. Beqarët do të bëjnë më mirë që të mos mashtrohen nga këshilla të papërshtatshme, ndiqni zemrën tuaj. Vazhdoni ngadalë në fazën e punës, por zbatoni objektivat e vendosura me këmbëngulje.

Virgjëresha–Dita do të jetë në favorin tuaj. Beqarët do takohen me njerëz të rinj dhe gjërat do të ndryshojnë këtë herë për mirë. Sektori i punës po kalon ulje dhe ngritje. Nëse jeni të punësuar nga dikush ju me siguri do të jeni favoritë.

Peshorja– Një marrëveshje me partnerin do ju bëjë të ndiheni mirë.Beqarët do të jenë më iniciativë dhe do të shoqërohen me një person që pëlqejnë. Situata juaj e punës është pozitive, kështu që nuk duhet të kesh frikë të kërkosh ndryshime.

Akrepi–Jini më të kujdesshëm në dashuri dhe kushtojini vëmendje tensioneve që mund të shkaktohen nga ndonjë keqkuptim. Beqarët do të dëshirojnë të shijojnë edhe për pak kohë lirinë e tyre dhe do refuzojnë ftesat për takime. Në horizont shihen ndryshime rrënjësore.

Shigjetari–Kthejeni vëmendjen tek personi i zemrës dhe përjetoni këtë moment romantik me gëzim. Sot beqarët do të jenë më të vendosur se kurrë për t’u përqendruar në dashuri. Mbështetja e disa njerëzve me ndikim do t’i japë rrugë projekteve tuaja.

Bricjapi–Ju ende do të jeni pak të hutuar dhe mendimet tuaja nuk do të jenë aq të rrjedhshme sa dëshironi. Debatet në vendin e punës do t’ju bëjnë nervozë. Mos u dorëzoni në projektin që po ndiqni dhe shkoni përtej pengesave.

Ujori–Dashuria do t’ju japë një ditë tjetër emocionuese, pasioni është në krye dhe ju jeni me të vërtetë shumë të lumtur. Zemrat e vetmuara ende do të enden dhe do të kënaqen me disa flirtime. Ka ndryshime në punë që ju do t’i merrni me entuziazëm të madh.

Peshqit –Sot do të merrni atë që dëshironi. Për beqarët do të ketë lajme të mira. Në punë do të kaloni disa momente të vështira, por do të kalojnë shumë shpejt./tvklan.al