Dashi – Ka gjasa të përfshiheni në mosmarrëveshje të një lloji apo tjetri, me anëtarë të familjes veçanërisht, por duhet të bini dakord në një pikë: Secili prej jush ka të drejtë të vazhdojë rrugën e tij dhe të bëjë punët e veta. Jepu të tjerëve hapësirë dhe kërko hapësirën tënde, gjithashtu.

Demi – Nuk do ta keni për shumë kohë në tryezë ofertën, kështu që duhet të vendosni shpejt nëse është e duhura për ju apo jo. Nëse mendoni se është, pranojeni pa vonesa. Besoni ato që ju thonë shokët, por besojini instiktit tuaj më shumë.

Binjakët – Kushdo që e keqkupton natyrën tuaj të prirur drejt marrëveshjeve për dobësi po bën një gabim të madh. Ju e dini se fakti që u buzëqeshni njerëzve dhe përpiqeni të jeni i këndshëm me ta nuk do të thotë se jeni i dobët, apo i mundur.

Gaforrja – Nëse një rival ju thotë se po bëni gjënë e gabuar, mund ta merrni si shenjë që jeni në rrugën e duhur. Që kur ata interesohen që ju të mos gaboni?

Luani – Bëni gjënë e duhur duke mbajtur planet tuaja sekrete sot, pasi njerëz të veçantë që mund të dëgjojnë për to mund të përpiqen t’ju pengojnë.

Virgjëresha – Nëse dikush ju ofron ju diçka që e keni dashur prej shumë kohësh, nuk ka hapësira për të qenë dyshues. Kjo do të thotë se kozmosi dëshiron që ju ta keni atë gjë. Kjo do t’i bëjë të lumtur edhe miqtë tuaj.

Peshorja – Aktiviteti kozmik në fushën e karrierës suaj mund të sjellë oferta të reja në tryezën tuaj. Por a mund të jeni të sigurt se ajo është oferta e duhur për ju? Sigurisht që mund të jeni.

Akrepi – E dini shumë mirë se çfarë doni në jetë dhe sa më shumë që të tjerët ju thoni se po prisni shumë nga vetja, aq më i vendosur do të jeni për t’ia arritur qëllimit. Sapo të keni një qëllim nuk duhet të keni dyshim se do t’ia arrini.

Shigjetari – Mund të keni punë më gjëra jo shumë interesante sot, por është detyra juaj t’i merrni në duar dhe të mos u shmangeni përgjegjësive. Lajmi i mirë është se nuk do të jetë aq traumatike sa druheni.

Bricjapi – Nëse ka diçka që duhet ta thoni, mos kini frikë se mund të mërzisni shokët apo miqtë tuaj. Mund të mos doni të vrisni ndjenjat e tyre, por sa më i sinqertë të jeni me ta, aq më mirë.

Ujori – Pavarësisht atyre që mendoni, askush nuk dëshiron t’ju shikojë tek dështoni. Lidhja e Marsit dhe Mërkurit mund të bëjë të jeni pak dyshues ndaj të tjerëve, veçanërisht në punë, por nëse i dëgjoni këshillat e tyre mund të jenë ndihmuese.

Peshqit – Fakti se mund t’ia mbathni nuk do të thotë se keni të drejtën të injoroni rregullat. Planetet ju paralajmërojnë të mos i jepni vetes shumë liri ditët në vijim, pasi mund të tërhiqni kritika të shumta. /tvklan.al