Dashi – Beqarët do kenë disa mundësi për aventura. Buxhetin do e menaxhoni më me kujdes falë ndikimit pozitiv të planetëve. Sot do të tregoheni me kërkues ndaj partnerit.

Demi – Buxhetin nuk do të mund ta mbani nën kontroll, kështu që situata dhe për pasojë ankthi mund të bëhet kryefjalë e ditës. Stresi nuk i zgjidh problemet, por ju bën më kaotik.

Binjakët – Do të keni mundësi që të merrni konfirmime të rëndësishme në punë dhe kjo gjë do ju japë më shumë liri dhe përgjegjësi. Duhet të jeni të hapur ndaj një ballafaqimi, pasi mund të zbuloni strategji interesante për të përmirësuar të gjithë projektet tuaja. Në dashuri do të jeni konfuz.

Gaforrja – Duhet të mbështeteni tek bashkëpunëtorët tuaj dhe të mbyllni një negociatë të rëndësishme. Do ta gjeni veten mjaft të kënaqur. Diskutoni çdo dyshim, para se të merrni vendime të rëndësishme.

Luani – Jini optimist pasi do të keni çdo gjë që ju duhet për të arritur objektivat tuaja. Lini mënjanë krenarinë dhe frikën se mos gaboni, dhe jini më të pranishëm në dashuri.

Virgjëresha – Parashikohet një ditë mjaft intensive e cila do ju sjellë një sërë frytesh. Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv në dashuri, ose në të kundërt rrezikoni që të vini në vështirësi partnerin/en.

Peshorja – Jeni në një fazë rebelimi, ku do të vini në diskutim çdo pikëpamje të jetës suaj. Duhet jeni të fortë dhe kjo gjë do ju ndihmojë si në punë edhe në dashuri. E enjtja favorizon mjaft takimet.

Akrepi – Shpesh prireni që të jeni shumë të tensionuar ndaj kundërshtive me të cilat haseni, por në këtë moment është e rëndësishme të mos përfshiheni nga paniku. Intuita e mirë do ju vijë në ndihmë. Dashuria do të jetë një sektor mjaft i favorizuar gjatë kësaj dite.

Shigjetari – Do të mbeteni të befasuar nga sjellja e një kolegu tuaj. Motivimi i bashkëpunëtorëve është mjaft i rëndësishëm, për të ruajtur një klimë produktive dhe të qetë. Në dashuri do të jeni në kërkim të më shumë qetësie.

Bricjapi – Yjet parashikojnë një shumë parash për ju. Kjo do jua bëjë ditën shumë të bukur. Nga energjia pozitive, gjërat do ju ecin mbarë edhe në dashuri.

Ujori – Dashuria kërkon më shumë angazhim nga ana juaj. Nuk mund të nxirrni asnjë justifikim përpara partnerit. Yjet do ju ndihmojnë tej mase që ta përmirësoni buxhetin.

Peshqit – Tregoni kujdes me një çështje ligjore që mund ta keni lënë pas dore. Dikush mund të përfitojë nga mungesa e vëmendjes, duke shkaktuar kaos në jetën tuaj.

/tvklan.al