Dashi- Një ditë që fillon mirë, sigurisht që do të jetë pozitive. Kot nuk thonë se fillimi i mbarë gjysma e punës. Edhe me çështjet sentimentale gjithçka do të shkojë më së miri.  

Demi- Në bisedat që do të keni me partnerin apo miq të ngushtë do të preferoni të diskutoni për tema të pazakonta, si gjëra të çuditshme e mistere që nuk kanë shpjegim, pasi ju duket shumë intriguese.

Binjakët– Sot duhet të tregoheni të vendosur, pasi nuk ju intereson më aspak të zvarritni një çështje shumë të rëndësishme për ju. Pozicionimi i Hënës do të bëhet shkak që të mos jeni shumë të shoqërueshëm.

Gaforrja- Sektori i punës, i biznesit apo i aktivitetit ekonomik në përgjithësi duket se do të jetë më i favorizuari, duke pasur parasysh vendosjen e planetëve në orbitat përkatëse.

Luani- Edhe pse mund të keni ndonjë objeksion për atë që ju jep puna sot, nuk duhet të jeni shumë pretendues, ku e ndjeni vetë se keni bërë pak.

Virgjëresha- Keni mbështetjen totale të një Saturni më pozitiv se kurrë, por jeni konfuz dhe nuk dini nga t’ia filloni më parë. Mos u bëni të mërzitshëm me partnerin.

Peshorja- Me zbehjen e ndikimit të Marsit duket se entuziazmi juaj është shuar disi e ndoshta kjo vjen ngaqë stresi i akumuluar ka filluar të ndihet. Kujdes, ruhuni nga ndonjë provokim.

Akrepi- Pas një rënie të vazhdueshme të energjive, duket se sot do të fillojë procesi i rritjes dhe ju dalëngadalë do të ripërtëriheni. Edhe fusha sentimentale duket se është më e gjallëruar.

Shigjetari- Kjo është një ditë e mirë për t’iu përkushtuar gjërave të lëna pezull. Nëse dikush kërkon që ta ndihmoni me punë që nuk ju pëlqen apo nuk bën pjesë në axhendën tuaj, mos u ndjeni të detyruar dhe tregohuni të drejtpërdrejtë me ta.

Bricjapi- Te Mërkuri dhe Afërdita do të keni dy “aleatë” shumë të fuqishëm, mbështetja e të cilët do t’ju japë rezultate shumë pozitive si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë sentimental.

Ujori- Do të vendosni në pikëpyetje jetën tuaj dhe atë që dëshironi për veten në të ardhmen. Nëse nuk jeni të kënaqur me atë që keni, mos kini frikë të guxoni.

Peshqit- Dilni dhe shijoni gjërat e bukura. Vizitoni vende të reja dhe interesante. Do të keni mundësinë gjithashtu të njihni njerëz të rinj.   /tvklan.al