Dashi – Kohët e fundit jeni të paduruar për të përfunduar një biznes apo negociatë të rëndësishme dhe kjo pasi kërkoni me ngulm për të vendosur gjithçka në vijë. Kjo është një ditë mjaft energjike, pas atyre të kaluara në dembelizëm të plotë.

Demi– Ky është një moment shumë i mirë për të bërë projekte të reja dhe për të lënë mënjanë të gjitha zhgënjimet e muajve të fundit. Duhet të jeni të fortë dhe të mos i lejoni të tjerët që t’iu kritikojnë lidhur me idetë tuaja.

Binjakët– Do të riktheheni të jeni pozitiv dhe gjithë shpresë dhe gjithçka në sajë të përgjigjeve të shkëlqyera që keni marrë në vendin e punës. Në dashuri po përjetoni momente të rëndësishme kthese.

Gaforrja– Përqendrohuni dhe mos e humbni fokusin nga situata aktuale, sidomos në vendin e punës, ku do të merrni shpërblime të rëndësishme. Nga pikëpamja sentimentale, do të hapet një fazë e rëndësishme për t’u dhënë një dimension tjetër raporteve ndërpersonale.

Luani– Parashikohet një ditë e cila do ju lejojë që të çoni përpara propozime të rëndësishme në vendin e punës. Duhet të jeni të përgatitur për t’u përballur me një nga kolegët tuaj. Sfera e ndjenjave parashikohet mjaft e suksesshme.

Virgjëresha–Mos hezitoni që të hidhni hapin e parë në dashuri, pasi tashmë po hapet një fazë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Mos u sforconi shumë nga pikëpamja fizike, për shkak se mund të keni probleme shëndetësore, si pasojë e lodhjes.

Peshorja– Do të riktheheni të jeni karizmatik dhe ambicioz dhe kjo rigjetje sigurie do ju lejojë që të merrni përgjegjësi të reja, pa u druajtur të guxoni më shumë. Bashkëpunime dhe aleanca të reja, janë mjaft të favorshme.

Akrepi– Mundohuni që të tregoni më shumë kujdes për veten tuaj pasi parashikohet një fundjavë shumë intensive. Ky është një moment shumë i mirë për të bërë takime të reja, apo për të zyrtarizuar një histori të lindur prej pak kohësh.

Shigjetari– Për të arritur objektivin tuaj duhet të jeni sa më të përqendruar dhe të përpunoni një strategji të re, e cila do ju lejojë që të riorganizoni më mirë idetë tuaja.

Bricjapi– Kjo fundjavë do ju gjejë mjaft aktiv dhe produktiv, sa i takon pikëpamjes profesionale. Iniciativat tuaja do të vlerësohen maksimalisht. Kjo është një e dielë e favorshme për të rigjetur ekuilibrin emocional me familjen ose partnerin.

Ujori– Më në fund do të tregoni kujdesin e duhur për veten tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të rigjeni sigurinë dhe pozitivitetin në kapacitetet tuaja.

Peshqit– Gjatë kësaj dite do ju duhet të bëni disa zgjedhje vendimtare, të cilat do ju lejojnë që të transformoni totalisht një projekt. Do të arrini rezultate të mëdha, por duhet të jeni të gatshëm që të lodheni më shumë.

/tvklan.al