Dashi-Sot bëni kujdes në punë. Do të jetë shumë e lehtë për të mërzitur persona që kanë pushtet dhe kjo nuk do të jetë në të mirën tuaj. Situata është disi e tensionuar, por kjo jo për fajin tuaj. Megjithatë mos u bëni shkak për më shumë probleme.

Demi-Rreziku i vetëm këtë fundjavë është që mund të nxitoheni më shumë sa duhet dhe të përfundoni duke bërë figurë të sikletshme. Merrini gjërat me radhë, një e nga një. Do të shihni se gjithçka do të shkojë për mrekulli.

Binjakët-Bëni diçka dramatike këtë fundjavë, diçka që t’i rikujtojë të tjerëve se kush jeni dhe përse duheni marrë seriozisht. Mos u shqetësoni nëse kaloni caqe, sa kohë nuk dëmtojnë të tjerët, nuk ka asgjë për të pasur frikë. Shumë gjëra kanë nevojë për guxim.

Gaforrja-Mund të mos jeni me humorin më të mirë për të bërë kompromise momentalisht, por planetet sugjerojnë se nuk keni zgjidhje tjetër. Sot do të përballeni me një çështje që kërkon bashkëpunim, pasi vetëm nuk do të mund t’ia dilni mbanë.

Luani-Nëse një mik apo i afërt thotë diçka që e dini se do të jetë e sikletshme, atëherë ndryshoni temë. Do të shihni se më vonë do t’ju falenderojnë sepse do t’i keni kursyer situata të panevojshme e do t’i keni bërë nder.

Virgjëresha-Yjet janë në anën tuaj momentalisht, por ekziston rreziku që diçka do të ndodhë dhe do t’ju vendosë kundër të tjerëve. Bëni kujdes çfarë thoni, si për çështje personale ashtu edhe ato personale.

Peshorja-Jeni me mendimin për t’i treguar vendin dikujt që ju ka mërzitur, por dëgjoni zërin e brendshëm, mesiguri do t’ju thotë se nuk është ide e mirë. Ruani qetësinë dhe mos lejoni që emocionet të kontrollojnë sjelljen tuaj, ose do t’ju bëjnë të kaloni cakun.

Akrepi-Është e domosdoshme që të merreni me ato anë të personalitetit që preferoni t’i mbani të fshehura. Të gjithë kanë atribute negative, ndaj mjaft e lodhët veten dhe mendoni për gjëra të tjera. Merruni me gjërat e bukura që ju rrethojnë.

Shigjetari-Nëse ndërgjegjia ju thotë se diçka nuk është ide e mirë, bëni mirë ta dëgjoni dhe të bëni diçka tjetër këtë fundjavë. Mos u bëni merak nëse nuk jeni popullor me të ata që ju rrethojnë, shqetësohuni që të mos humbisni asnjë qindarkë nga paratë për të cilat keni punuar me djersë.

Bricjapi-Vendosni se cili është prioriteti numër 1 dhe përkushtojuni plotësisht. Sot do të jeni në humor për të bëra gjëra jo të zakonshme, ndaj tregohu krijues dhe mos qëndroni në shtëpi. Fundjava rezervon gjëra interesante, mjafton t’i shihni.

Ujori-Mund të mos ju vijë mirë nga dikush që do të vejë në dyshim çfarë po bëni, por ndoshta për një arsye apo një tjetër ata janë në gjendje ta paraprijnë një problem, duke e parë pa ndodhur ende. Ndoshta bëni mirë t’i dëgjoni, mund t’ju kursejnë shqetësime të kota.

Peshqit-Kjo nuk është dita e duhur për të marrë përsipër rreziqe. Një moment që do të luani me fatin njëherë, rrezikoni ta gjeni veten duke bërë të njëjtën gjë sërish në mënyrë të përsëritur. E njësoj si kumari, edhe nëse e nisni me fitore do të humbisni në fund.//tvklan.al