Dashi-Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, sot në aspektin krijues do të keni stimuj të mjaftueshëm për t’u angazhuar në këtë aspekt. Raportet me partnerin priten të jenë intensive.

Demi- Nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke bërë që në momente të caktuara të dilni nga natyra juaj. Merrini gjërat më me qetësi.

Binjakët-Sot do të kaloni një ditë pozitive dhe në harmoni me të tjerët. Edhe aspekti financiar edhe sentimental do të jetë shumë i mirë.

Gaforrja- Do të jetë një ditë e qetë. Do të përjetoni momente melankolike, ndërsa në mbrëmje gjendja shpirtërore do të përmirësohet.

Luani-Nuk do të ndiheni të qetë sot ju të dashuruarit. Në shumë momente do të keni dyshime për partnerin/en dhe nuk do arrini të qartësoni asgjë. Në lidhje me financat, gjithçka do të ecë mirë nëse arrini ta kufizoni veten.

Virgjëresha-Pasioni dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja do të sjellin edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale. Edhe aspekti sentimental do të jetë pozitiv.

Peshorja-Do të jeni hezitues dhe të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqëndrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi edhe atëherë kur ju sulmojnë.

Akrepi-Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

Shigjetari- Është  momenti i duhur për të shpalosur idetë tuaja. Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.

Bricjapi-Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

Ujori-Sot do të keni mbështetjen e Mërkurit dhe prandaj do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme.

Peshqit- Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin, ju bëjnë shpesh që të fitoni pikë, që do të thotë edhe punë, para dhe sukses. Idetë nuk ju mungojnë, por paraqitini në mënyrën e duhur. /tvklan.al