Dashi-Mund t’ju duket sikur personat që keni më afër janë më të ndjeshëm se kurrë. Kjo ndodh vetëm pasi kanë disa çështje personale të cilat po i bëjnë të sillen në këtë mënyrë. Përpiquni t’i ndihmoni, por jepini gjithashtu hapësirën e nevojshme.

Demi-Planetet tregojnë se do të duhet të jeni në formën tuaj më të mirë sot dhe në fundjavë. Shumë do të varet nga sjellja që do të zgjidhni të keni, ndaj tregohuni pozitivë dhe besoni se e meritoni që të jeni të suksesshëm. Do të shihni se do t’ia dilni.

Binjakët-Harroni se çfarë mund të ketë shkuar keq në të shkuarën dhe fokusohuni vetëm tek ajo që mund të përmirësoni në të ardhmen. Potenciali juaj është thuajse i pakufizuar, por është në dorën tuaj që t’i bëni gjërat të ndodhin. Gjërat e mira në jetë nuk vijnë nga qielli.

Gaforrja-Nëse përfshiheni në gjërat personale të një miku pa jua kërkuar ata vetë, rezultati mund të mos jetë ai që mendoni. Bëni kujdes dhe respektoni limitet e tjetrit. Situata është e tillë që qoftë ndërhyrja më e vogël mund të sjellë pasoja të paparashikueshme.

Luani-Marsi në shenjë ju mbush me energji dhe ambicie, por sot kjo nuk do të mjaftojë për t’ju dhënë vetëbesimin e duhur. Kujtojini vetes herë pas here gjërat e mira që ju presin përpara në jetë.

Virgjëresha-Nëse po kërkonit të mbanit distancë me dikë që është kthyer disi në barrë tani është koha për ta bërë. Zgjidhini fjalët me kujdes, por mos lini asnjë dyshim për qëllimet tuaja.

Peshorja-Pavarësisht lodhjes dhe gjërave të ndryshme që kanë ndodhur rreth e rrotull ia keni dalë të bëni përpara, megjithatë ka ardhur koha që në disa fusha të ulni ritmin dhe të mendoni se çfarë po bëni dhe përse. Pyeteni veten: Cili është qëllimi përfundimtar?

Akrepi-Gjërat që po ndodhin kohët e fundit në punë do t’ju japin mundësinë që të mendoni se cili është misioni juaj të terma afatgjatë. Megjithatë mos lejoni që mendimet të mbizotërojnë gjithçka, në fund veprimet janë ato që kanë vërtetë rëndësi.

Shigjetari-Ditët e fundit duket sikur udhëhiqeni nga tendenca për të parë gjithçka me frikë dhe dyshim. Mos u shqetësoni edhe aty ku nuk ka asnjë rrezik. Madje ajo që do të ndodhë sot do t’ju sjellë përfitime të shumta në mënyra të ndryshme.

Bricjapi-Nëse doni të bëni përpara ky është momenti i duhur për të vepruar. Teksa rivalët janë ende duke menduar për opsionet e tyre, ju mund të veproni duke vijuar para. Ndiqni instiktin dhe tregohuni të hapur ndaj mundësive të reja që do t’ju dalin para.

Ujori-Universi është në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojë. Por më parë duhet të tregoni se jeni të gatshëm që të rrezikoni pozicionin tuaj të rehatshëm dhe të merrni një drejtim tërësisht të ri.

Peshqit-Ajo që mund t’ju thonë njerëzit sot do të duket e sinqertë, por është fort e këshillueshme që të lexoni mes rreshtave për të kuptuar se çfarë nënkuptojnë vërtetë. Vini në dyshim gjithçka shihni e dëgjoni.//tvklan.al