Dashi- Sot është dita juaj për të shkëlqyer, prandaj bëni më të mirën tuaj. Merrni meritat për gjithçka që do të bëni. Jini vetëvetja dhe të tjerët do të ndjekin shembullin tuaj. Kjo është një periudhë e favorshme për të bërë plane edhe për të ardhmen.

Demi- Sot do të jetë një ditë me kontraste. Pjesën më të madhe të kohës do ta kaloni në shtëpi dhe do të bëni më shumë telefonata se zakonisht.

Binjakët-Fundjava e lumtur ka kaluar dhe puna ju thërret. Por me Hënën në Peshore gjithçka do të ecë më së miri, pasi fati do të jetë në anën tuaj. Dialogu i mirë me të tjerët nëse keni çështje për të sqaruar do të marrin drejtimin e duhur. Dashuria është në lulëzimin e saj, mbrëmjen kushtojani partnerit tuaj.

Gaforrja- Sot mund të jetë një ditë e vështirë për ju që i përkisni shenjës së akrepit. Instiktivisht do të doni t’i shpëtoni kësaj situate. Mos harroni të paguani edhe detyrimet e mbartura që keni.

Luani- Një ditë e qetë ju pret, ku mund të kënaqni veten në një pushim të vogël. Në dashuri jeni duke jetuar një kohë të mirë. Financat paraqiten mirë, kjo ju jep mundësinë edhe për ndonjë shpenzim.

Virgjëresha- Thoni atë që keni në mendje, por mos u ofendoni nëse askush ju dëgjon. Përqëndrohuni në aspiratat që keni dhe synoni të arrini objektivin. Është koha të vendosni disa baza për të realizuar idetë që keni.

Peshorja- Një ditë e bukur ju pret dhe do të keni mbështetjen e Mërkurit, Diellit dhe Hënës. Do të ndjeni dashurinë e partnerit dhe vëmendja e tij/saj do ju bëjë veçanërisht entuziast.

Akrepi-Dita e sotme do të jetë pak shqetësuese për shkak të financave tuaja të cilat nuk do të jenë shumë të mira. Kjo gjë do t’u prishë një pjesë të mirë të ditës. Por të jeni i sigurt se po të hiqni mendimet negative, Venusi do jetë në anën tuaj dhe do ju mundësojë të kapni anën pozitive të gjërave.

Shigjetari-Horoskopi për sot paraqitet të jetë një ditë pozitive edhe pse disa shqetësime kërcënojnë të dëmtojnë disponimin tuaj të mirë. Mos lejoni mendimet negative t’ju marrin përpara. Ju keni shumë arsye për të qenë të lumtur dhe të gëzoni dashurinë e partnerit ose familjes.

Bricjapi- Sot është një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Keni një mundësi për të arritur shumë nga objektivat tuaj. Merrini seriozosht detyrimet që keni dhe do të shpërbleheni.

Ujori- Nuk do të jeni me shumë humor sot dhe arsyen as vetë nuk e dini. Flisni me të tjerët dhe do të kuptoni që ndiheni më mirë.

Peshqit- Do të jetë një ditë pozitive dhe do të arrini rezultate të mira në punë. Në mbrëmje do të ketë momente romantike me partnerin tuaj në sajë të Hënës pozitiv në qiell tuaj. /tvklan.al