Dashi – Lëvizja e Diellit drejt fushës së komunikimeve të shenjës suaj në javën  që vjen do të heqë disa bllokime që keni në komunikim. Keni shumë për të diskutuar me miqtë dhe të afërmit.

Demi – Dielli dhe Merkuri lënë shenjën tuaj të lindjes të martën, por kjo nuk do të thotë se duhet të ulni ritmin. Keni ide të mira të cilat duhet t’i vini në zbatim.

Binjakët – Binjakët rikthehen në fushën e lojës me rikthimin e Diellit dhe Mërkurit në shenjën tuaj. Zhgënjimet janë lënë pas dhe gjithçka nis nga fillimi.

Gaforrja – Vetëbesimi juaj mund të marrë pak kohë të rifitohet në ditët në vijim. Keni nevojë të uleni në qetësi dhe të dëgjoni mendimet tuaja.

Luani – Duhet të ndryshoni sjellje dhe të bëheni gati të takoni shumë njerëz ditët në vijim. Lëvizja e Diellit drejt shenjës suaj do ju ndihmojë të bëni edhe miqësi të reja.

Virgjëresha – Jeni gati të nisni kohën më të rëndësishme të vitit sa i përket karrierës suaj. Ngrihuni dhe siguroni që fjala juaj të dëgjohet.

Peshorja – Nëse nuk do të vizitoni vende të reja javët që vijnë, atëherë nuk mund të jeni një peshore e vërtetë. Aktiviteti kozmik në fushën më aventurore të shenjës suaj do ju nxisë të guxoni.

Akrepi – Shumica e problemeve shoqërore dhe në çift, me të cilat jeni përballur kohët e fundit, do të zgjidhen. Kjo do ju japë mundësinë të zhvendosni fokusin në situatën tuaj financiare.

Shigjetari – Me diellin që do të lëvizë në shenjën tuaj të kundërt, do ju shfaqen disa probleme në komunikim me kolegët. Mos bëni veprime në kokën tuaj.

Bricjapi – Mund të jeni i etur për të nisur punën me një projekt të ri, por sigurohuni që të përfundoni mirë punën kërkimore në fillim. Për ndryshe do ju duhet t’ia nisni nga fillimi.

Ujori – Instinkti ju ka thënë prej kohësh se ditë më të mira do të vijnë, dhe instinkti juaj nuk ju gënjen. Kur Dielli të lëvizë në favorin tuaj të martën, do të ndjeni se s’ka asgjë në botë t’ju ndalë dhe ashtu është.

Peshqit – Keni tendencën të dyfishoni përpjekjet tuaja në diçka për të cilën keni qenë duke punuar, por mos u tregoni i nxituar. Planetet kërkojnë ta merrni jetën më shtruar. Shpenzoni më pak kohë në punë dhe më shume me ata që doni./tvklan.al