Dashi- Nuk do të jeni të qartë se çfarë duhet të bëni dhe si duhet të silleni në jetën në çift. Do të jeni konfuz kur partneri t’ju bëjë një propozim. Në lidhje me financat, sot është dita e duhur për të kryer investimet që kishit menduar.

Demi- Disa probleme që do të shfaqen në fushën e aktivitetit tuaj profesional, sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuaj të mirë është Afërdita që ju a bën mjaft interesantë sektorin e dashurisë.

Binjakët- Jeta në çift do të jetë e mbrojtur nga yjet gjatë kësaj dite dhe gjërat do të ecin mirë. Sa i përket financave, buxheti do të jetë i kënaqshëm dhe do të keni mundësi të kryeni disa shpenzime më tepër.

Gaforrja- Do të jetë në ditë pozitive për ata që janë në një lidhje. Do t’i shprehni ndjenjat njëri-tjetrit dhe do të filloni të ndërtoni jetën së bashku. Në lidhje me shpenzimet do të tregoheni të pakujdesshëm. Bëni kujdes.

Luani- Ata që janë në një lidhje duhet të tregohen të kujdesshëm sepse mund të krijohen konflikte me partnerin/en. Ndërsa në aspektin financiar, do të jetë një ditë e qëndrueshme dhe pa probleme.

Virgjëresha-Do e keni Venusin kundër për disa kohë dhe kjo gjë do i komplikojë gjërat në dashuri. Në raportin në çift duhet të bisedoni dhe të mundoheni që t’i zgjidhni problemet. Në aspektin profesional yjet do të jenë në anën tuaj.

Peshorja- Me Mërkurin që ju mbështet e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë do ta keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Sa i përket anës sentimentale, do të jeni shumë pasionantë.

Akrepi- Shfrytëzojeni sa më mirë këtë periudhë për të kuptuar se çfarë dëshironi të bëni, sidomos në dashuri. Keni nevojë për të gjetur stabilitetin. Ndërsa në aspektin profesional do të keni mbështetjen e yjeve.

Shigjetari- Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibre dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, do të keni gjithmonë probleme në të dyja aspektet.

Bricjapi- Do të ndiheni të lodhur dhe do të hasni në vonesa. Bëni mirë që t’i shtyni për një moment të dytë projektet e verës në çift. Edhe në punë do të përballeni me disa pengesa.

Ujori-Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Mërkurit nga njëra anë dhe Afërditës në një orbitë mjaft favorizuese nga ana tjetër.

Peshqit- Në dashuri do të ketë përmirësim, ndonëse dyshimet janë të shumta. Përqëndrohuni më shumë në zgjidhjen e problemeve. Puna do të ecë mirë, por sërish do të ndjeni shqetësime me veten tuaj. /tvklan.al