Dashi- Një nga marrëdhëniet tuaja të ngushta me një person ka shkuar shumë larg, aq sa do të ishte mirë që të dy ta pranoni këtë fakt. Kjo nuk do të thotë që të dy ju duhet të dilni nga jeta e njëri-tjetrit.

Demi- Disa ide të vjetruara ose zakone të këqija po ju pengojnë që të ecni përpara, por kjo nuk duhet të ndodhë për një kohë të gjatë. Gjithçka që duhet të bëni është të përqendroheni në vendin ku doni të jeni dhe të shikoni se çfarë po pengon në rrugën tuaj.

Binjakët- Kjo ditë do ju gjejë nën tension dhe të nervozuar. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos reagoni, të paktën sa të kalojë dita, kur situata do të vijë drejt përmirësimit.

Gaforrja- Parashikohet një ditë jo shumë pozitive, sidomos sa i takon ndjenjave, të cilat mund të jenë konfliktuale. Ju leverdis që ti shtyni disa sqarime për më vonë. Mundohuni që gjatë kësaj të marte të ruani sa më shumë qetësinë.

Luani- Bëni mirë që të ruani ekuilibrat, madje më mirë mos bëni asgjë se sa të bëni dëme. Duke qenë se do të jeni shumë nervoz, mund të humbni shumë shpejt qetësinë, por pasojat do të jenë të mëdha. Nga e mërkura situata do të përmirësohet.

Virgjëresha- Gjatë kësaj dite do të ndjeheni të fortë dhe kjo gjë do ju lejojë që të çoni përpara kërkesat tuaja dhe të merrni përgjigje. Mundohuni të kënaqeni me pak.

Peshorja- Parashikohet një ditë jo shumë pozitive, gjatë së cilës do të ndiheni disi të stresuar, sidomos për sa i takon punës. Tregohuni të durueshëm dhe mos ju përgjigjni provokimeve.

Akrepi- Ndiheni të lodhur! Kjo është një ditë aspak e favorshme sa i takon sferës profesionale. Mundohuni që të shmangni debatet me kolegët dhe eprorët. Në dashuri duhet të bëni kujdes, pasi vetëm fundi i muajit do të sjellë përmirësim.

Shigjetari- Kjo e martë do të jetë e ndarë në dy pjesë, mëngjesi do të nisë shumë mirë, ndërsa në mbrëmje mund të keni angazhime të papritura të cilat do ju lodhin më shumë nga sa e imagjinoni.

Bricjapi– Dita është si një enigmë ku ju duhet të plotësoni çdo detaj. Mos i merrni gjërat me nxitim, por përpiquni që çdo gjë ta mirëprisni me dashuri. Sa u përket financave, lajme të mira duken në sfond.

Ujori- Jeni shenja perfekte e rebelimit, ku ju pëlqen çdo gjë që është e lidhur me instinktin tuaj, por bëni kujdes, pasi nuk është e thënë që të keni gjithmonë të drejtë. Kjo vlen sidomos në dashuri. Ndoshta ka ardhur momenti që të ndryshoni diçka në jetën tuaj.

Peshqit- Parashikohet një ditë neutrale, ku do të përfshiheni nga nostalgjia e së kaluarës dhe dëshira për të bërë diçka që nuk keni mundur. Përqëndrohuni në të tashmen, në dashuri dhe punë, ku pritshmëritë do të jenë të mira.

/tvklan.al