Dashi- Do të jetë një ditë e mirë për ju. Do të shfaqni aftësi në aspektin krijues. Do të arrini që të sqaroni disa mosmarrëveshje në raport me dikë tjetër.

Demi- Nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke sjellë një sërë detyrimesh të papritura dhe shpenzimesh të kota. Mos e teproni me duhanin dhe kujdes me dietën.

Binjakët- Është pikërisht kalimi i Mërkurit një orbitë të “butë”në shenjën tuaj  ai që do  të harmonizojë edhe veprimet tuaja tuaj. Ky ndikim bën që si nga ana financiare ashtu edhe nga ana sentimentale të shkojë gjithçka mirë.

Gaforrja- Dita e sotme edhe pse në përgjithësi do të duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës. Në mbrëmje ndoshta ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.

Luani- Qielli juaj edhe sot është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të korrni frutet e një pune që ju ka munduar shumë. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka.

Virgjëresha- Gjatë ditës së sotme do të keni vullnet të fortë për të arritur qëllimet tuaja, dhe kjo gjë do të sjellë zhvillime pozitive në anën profesionale. Edhe ana sentimentale do të jetë e mirë.

Peshorja- Do të jeni hezitues dhe të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë vëmendje nga ana juaj. Reagoni me gjakftohtësi dhe me qetësi.

Akrepi- Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

Shigjetari- Bashkëveprimi mes Hënës dhe Mërkurit do të rezultojë pozitiv për ju. Ky është moment i duhur që të ju shpalosni idetë. Ndoshta duhet të mendoni për një udhëtim të shkurtër, pasi mund të vlejë për punën tuaj në të ardhmen.

Bricjapi- Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

Ujori- Sot do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara.

Peshqit– Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh që të fitoni pikë, që do të thotë edhe punë, rrjedhimisht para dhe sukses. Idetë e reja nuk ju mungojnë. /tvklan.al