Dashi-Ka ardhur momenti që të uleni sëbashku me partnerin dhe të punoni mbi një plan sa u përket arritjeve të njëri-tjetrit. Nëse lidhet me blerjen e një prone ose rimodelimin e shtëpisë atëherë do t’ju duhen plane shtesë. E përgjithshme duket mirë. Duhet që të balanconi financat dhe të siguroheni që të merrni gjërat që doni nga paratë.

Demi-Mund të keni një ditë shumë të tensionuar përpara në kuptimin e takimeve virtuale dhe mbledhjeve të vogla shoqërore. Keni harxhuar shumë energji në një lidhje që t’iu duket premtuese. Në fakt është mirë që të jeni në dashuri, gjithmonë nëse ndjenjat janë reciproke.

Binjakët-Do të nxiteni që të bëni disa ndryshime në një lidhje të veçantë. Mund të mos ketë asgjë gabim, por ju po e ndjeni që nuk po merrni maksimumin. Ky është momenti i duhur për të provuar gjëra të reja që në fund mund të forcojnë lidhjen mes ju të dyve.

Gaforrja-Do të keni një efekt të thellë mbi ndjenjat e një personi sot. Veprimet tuaja dhe gjuha e trupit do të komunikojnë një gjë kur në fakt ju nuk do ta kuptoni atë që po bëni. Thjesht vëzhgoni si do të reagojnë dhe më pas vëreni se çfarë përgjigje do të japin.

Luani-Do të përdorni të gjithë energjinë për të mbajtur gjallë një lidhje sekrete. Nëse keni patur probleme për të gjetur kohë dhe hapësirë për të qenë me personin e zemrës, atëherë kjo merr fund sot. Të dy mund të shijoni një ditë të këndshme.

Virgjëresha-Në vend që të keni një lidhje serioze për momentin, duket  sikur po punoni që të keni disa njëkohësisht. Në fakt keni shumë hapësirë për të eksperimentuar dhe për të gjetur se cila lidhje iu përshtatet më shumë. Kur vjen puna tek zgjedhja, duhet që të mbani mendjen hapur për pak më gjatë.

Peshorja-Jeni në momentet më romantike tuajat dhe do të impresiononi një person të veçantë. Është koha më e mirë për ta ftuar në shtëpi dhe të krijoni një ambient ku mund të qetësoheni bashkë. Lejojeni magjinë e ditës që të forconi lidhjen mes të dyve dhe të jeni më shumë të lumtur.

Akrepi-Romanca mund të jetë shumë e ulët sot. Në një moment që personi i zemrës shfaqet romantik, momentin tjetër duket i dëshpëruar. Nëse doni t’i nxirrni më të mirën kësaj dite atëherë duhet që të planifikoni që të  dilni diku dhe të shijoni momentet.

Shigjetari-Do të jeni më të hapur sa u përket ndjenjave sot. Nëse keni nevojë të thoni diçka është momenti i duhur për ta bërë. Do të ndiheni pak më shumë emocionalë dhe e njëjta gjë do të ndodhë me partnerin. Do të ishte më mirë nëse do të shijoni procesin e të qenit bashkë pa pasur kërkesa shtesë.

Bricjapi-Mundohuni që të shpjegoni çfarë ka ndodhur me ju dhe do të jeni më pak të hutuar. Do ta gjeni veten duke i treguar disa të vërteta partnerit, por ai/ajo nuk ka për të kuptuar gjë në fakt. Ndoshta duhet që të bëni diçka romantike sëbashku për të mos prishur këtë lidhje.

Ujori-Do ta humbisni veten nëpër fantazi. Nëse zemra ju rreth për një person të veçantë, atëherë do ta gjeni veten duke menduar se çfarë mund të bëni bashkë, ku mund të shkoni dhe si do të jetë e ardhmja. Megjithatë duhet që të qëndroni me këmbë në tokë që çdo gjë të realizohet.

Peshqit-Ju pëlqen të mendoni për mundësitë e ndryshme që ofron universi. Sot do ta lejoni veten që të shkojë më tutje. Një person i veçantë nuk është i sigurtë si t’ju marrë në këto momente. Për një moment premtoni të gjithë Tokën, ndërsa më vonë futeni në hapësirën tuaj dhe nuk lejoni askënd. /tvklan.al