Dashi– Nëse keni një lidhje të qëndrueshme, Venusi do ua bëjë ditën edhe më të bukur dhe harmonike. Me shpenzimet duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm nëse nuk doni të përballeni me probleme. Mund t’ia dilni edhe më pak.

Demi– Mund të keni një ditë shumë të tensionuar përpara në kuptimin e takimeve virtuale dhe mbledhjeve të vogla shoqërore. Keni harxhuar shumë energji në një lidhje që t’iu duket premtuese. Në fakt është mirë që të jeni në dashuri, gjithmonë nëse ndjenjat janë reciproke.

Binjakët– Do të nxiteni që të bëni disa ndryshime në një lidhje të veçantë. Mund të mos ketë asgjë gabim, por ju po e ndjeni që nuk po merrni maksimumin. Ky është momenti i duhur për të provuar gjëra të reja që në fund mund të forcojnë lidhjen mes ju të dyve.

Gaforrja– Dita e sotme për të dashuruarit do të jetë e mbushur me debate dhe mosmarreveshje. Nuk do prekni tema delikate, por gjithcka do të vijë si pasojë e kokëfortësisë së të dyve. Financat do të kenë goxha tronditje. Nese nuk doni të ngeleni pa para, shmangni shpenzimet e mëdha.

Luani– Jeta juaj sentimentale nuk do të jetë aq e qetë sa ju e mendonit sot. Do kaloni momente romantike me partnerin, por nuk do të mungojnë as debatet e zjarrta. Tregoni më kujdes me shpenzimet.

Virgjëresha– Në vend që të keni një lidhje serioze për momentin, duket  sikur po punoni që të keni disa njëkohësisht. Në fakt keni shumë hapësirë për të eksperimentuar dhe për të gjetur se cila lidhje iu përshtatet më shumë. Kur vjen puna tek zgjedhja, duhet që të mbani mendjen hapur për pak më gjatë.

Peshorja– Jeni në momentet më romantike tuajat dhe do të impresiononi një person të veçantë. Është koha më e mirë për ta ftuar në shtëpi dhe të krijoni një ambient ku mund të qetësoheni bashkë. Lejojeni magjinë e ditës që të forconi lidhjen mes të dyve dhe të jeni më shumë të lumtur.

Akrepi– Romanca mund të jetë shumë e ulët sot. Në një moment që personi i zemrës shfaqet romantik, momentin tjetër duket i dëshpëruar. Nëse doni t’i nxirrni më të mirën kësaj dite atëherë duhet që të planifikoni që të  dilni diku dhe të shijoni momentet.

Shigjetari– Asnjë planet nuk do të ndikojë sot në jetën tuaj sentimentale, kështu që do e keni ju në dorë çdo gjë. Mbajini disa premtime që i keni bërë partnerit. Në planin financiar tregohuni realistë dhe mos shpenzoni më tepër sesa i keni mundësitë.

Bricjapi– Mundohuni që të shpjegoni çfarë ka ndodhur me ju dhe do të jeni më pak të hutuar. Do ta gjeni veten duke i treguar disa të vërteta partnerit, por ai/ajo nuk ka për të kuptuar gjë në fakt. Ndoshta duhet që të bëni diçka romantike sëbashku për të mos prishur këtë lidhje.

Ujori– Projektet në cift do të jenë të privilegjuara gjatë kësaj dite, por gjithsesi ende nuk jeni të sigurt për të bërë diçka më serioze. Situata financiare do të jetë më e favorizuar se sa ju mendonit. Do arrini të shpenzoni sa doni dhe të hiqni edhe disa para mënjanë.

Peshqit– Sot do të vërtetoni se ai/ajo që keni në krah nuk iu tradhton. Kjo do t’iu qetësojë së tepërmi. Në planin financiar do iu buzëqeshë fati. Falë një çmimi apo trashëgimie buxheti juaj do të rritet.   /tvklan.al