Dashi- Nga një sjellje ndryshe do të karakterizoheni sot. Do të ofroni mbështetje për miqtë tuaj nëse ata do të kenë nevojë. Për sa  i përket çështjes së financave, do të jeni në gjendje që të kontrolloni shpenzimet.

Demi- Këshilloheni që të keni kujdes kur do të diskutoni me miqtë sot. Nëse jeni i lirë në biseda mund të bëni dhe gabime që do t’iu kushtojnë shumë. Tregoni kujdes të shtuar me shpenzimet.

Binjakët- Një ditë e bukur do të jetë kjo e hënë për ju. Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të marrë fund dhe ju do të jeni gati të nisni një jetë të re.

Gaforrja- Nëse keni menduar se keni kaluar ditë të këqija e keni gabim. Sot do kuptoni që jeni të pafat. Për sa i përket çështjeve financiare do të keni probleme të mëdha, po ashtu do keni një problem në familje.

Luani- Tregoni shumë kujdes në biseda që do të zhvilloni me miqtë, çdo fjalë e juaja mund të keqkuptohet dhe do t’iu sjellë probleme. Analizoni situatën para se të veproni, merrni vendime me intuitë.

Virgjëresha- Një ditë e me fat do të jetë kjo e hënë për ata që i përkasin kësaj shenje. Do të jeni në gjendje që të keni gjërat nën kontroll dhe në punë do të keni një performancë të kënaqshme.

Peshorja- Kriza e javës së shkuar ka marrë fund. Sot është dita që të nisni gjithçka nga e para. Do të merrni një lajm të mirë për sa i përket financave tuaja, kjo do t’iu lehtësojë dhe mund të bëni disa shpenzime.

Akrepi- Një problem shëndetësor do t’iu mbajë në ankth gjatë gjithë ditës. Do të jeni shumë të ngarkuar dhe në mbrëmje do të ndiheni të lodhur. Për sa i përket financave tuaja mund të merrni një lajm të keq.

Shigjetari- Nëse keni bërë plane duhet të mos shqetësoheni për to. Gjithçka do të shkojë mirë dhe ju  vetëm duhet të prisni rezultatet e tyre. Në punë do të keni disa probleme, por që nuk do të jeni ju shkaktari i tyre.

Bricjapi- Do të keni situatën nën kontroll sot. Asgjë nuk do t’iu shpëtojë dhe kundërshtarët tuaj nuk do të munden të bëjnë asnjë lëvizje kundër jush. Në punë mund të merrni disa përgjegjësi të reja.

Ujori- Lumturia është kryefjala e ditës së sotme për ju. Planet tuaja do të shkojnë sipas parashikimeve dhe do të merrni një lajm të mirë për sa i përket financave. Të dashuruarit do marrin një lajm të mirë.  

Peshqit- Do të jeni gjatë gjithë ditës në kërkim të qetësisë shpirtërore. Nëse u ofrohen këshilla mos i neglizhoni ato. Për sa i përket çështjes së financave do merrni një lajm të mirë dhe do të lumturoheni./tvklan.al