Dashi – Nëse dikush përpiqet t’ju shtyjë në gabim duke marrë një vendim të shpejtë sot ose nesër, duhet të rezistoni. Pa marrë parasysh se çfarë ju thonë, nuk keni pse nxitoheni. Sigurohuni të merrni vendimin e duhur.

Demi – Nuk ka asnjë kuptim të përpiqeni të bindni një person që ju ka shkaktuar kohë të vështira. Largohuni nga vendet ku ai/ajo është prezente dhe lërini t’i zgjidhin problemet vetë. Nuk do t’ia dalin dhe do ju luten të riktheheni.

Binjakët – Mënyra më e mirë për t’u marrë me një situatë të keqe është të pretendosh se nuk ekziston. Kjo mund të tingëllojë si diçka e lehtë dhe ashtu është.  Mos ia bëni jetën vetes të vështirë.

Gaforrja – Mund të keni opinione të forta rreth diçkaje, por duhet të siguroheni se ato janë të bazuara në fakte sepse mund të dukeni idiot dhe mund të humbni si profesionalisht ashtu edhe financiarisht.

Luani – Nuk ka asnjë kuptim të bëni premtime nëse nuk mund t’i mbani. Planetet ju paralajmërojnë se sot mund të dëmtoheni nga entuziazmi juaj, i cili mund t’ju kushtojë në shumë nivele.

Virgjëresha – Nëse një shok ju kërkon të përfshiheni në një lëvizje apo në një kauzë, konsiderojeni, por përpara sigurohuni që është e përshtatshme për ju. Mos nënshkruani vetëm nga ndjenja e fajësisë sepse ju duket se nuk po bëni mjaftueshëm.

Peshorja – Nëse e gjeni veten në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, përfitoni nga mundësia që ju jepet. Mos hezitoni. Nëse vononi, një prej rivalëve tuaj mund të kalojë përpara dhe t’ju vjellë fitoren.

Akrepi – Miqtë dhe shokët do ju japin të gjithë mbështetjen që ju duhet, por vetëm nëse e dinë si, kur dhe ku ju duhet ndihmë. Ata nuk mund t’ua lexojnë mendjen Akrep.

Shigjetari – Nëse bëni gabime, mos ndjeni keqardhje më shumë seç duhet. Vetëm shtyni përpara që të nxirrni më të mirën nga çdo situatë. Shumë gabime, ju mund të jeni i vetmi që i vini re.

Bricjapi – Duhet të jeni racional në mendime dhe i arsyeshëm në veprime. Aktiviteti kozmik në shenjën tuaj të kundërt paralajmëron se nëse dilni sadopak nga rruga, kundërshtarët do jua bëjnë jetën të vështirë, dhe jeta është vetë mjaftueshëm e vështirë.

Ujori – Thoni atë që mendoni, por sigurohuni që gjithçka thoni të jetë e vërtetë. Çdo devijim nga e vërteta mund të sjellë probleme të shumta në të ardhmen.

Peshqit – Është koha t’u tregoni njerëzve që keni ide dhe se jeni më shumë se i lumtur t’i mbështesni ato ide me veprime. Vetëbesimi juaj do të frymëzojë edhe të tjerët./tvklan.al