Dashi-Sot do të takoni njeriun e ëndrrave. Do të jetë një person interesant dhe aventurier. Keni shpresuar prej një kohe të gjatë që të takoni një njeri të tillë dhe që gjatë gjithë ditës do t’iu bëjë të mendoni vetëm për të. Mos harroni që t’i jepni një shenjë që iu pëlqen ai person.

Demi-Pozicioni i planeteve nuk sugjeronte një ditë të mirë dje në marrëdhënien në çift. Mirëpo sot është e kundërta. Të gjitha keqkuptimet do të sqarohen. Do të jeni më të qetë dhe do të zgjidhni problemet. Është koha për të rifreskuar dashurinë dhe angazhimin që ke ndaj personit tjetër.

Binjakët-Do të kërkoni të komplikoni marrëdhënien edhe pse nuk ka asnjë problem. Nuk jeni në gjendje t’i besoni partneres/it dhe do të filloni të mendoni edhe për ndarjen. Shanset janë të larta që çështjet që ju shqetësojnë rreth partnerit/es të analizohen shumë më mirë para se të hidhet ndonjë hap.

Gaforrja-Çështjet që lidhen me profesionin do të marrin zgjidhje. Mos bëni veprime agresive, por jini të qetë. Ata që kanë probleme në aspektin personal duhet që të gjejnë kohë për njerëzit e dashur. Kujdesuni për shëndetin pasi keni kohë që e keni lënë pas dore.

Luani-Do t’iu duhet shumë durim që të kuptoheni me partnerin/en. Mos i kushto vëmendje çdo çështjeje pasi kjo do të shqetësojë harmoninë që karakterizon marrëdhënien tuaj. Duhet të kuptoni që sot edhe keqkuptimet më të vogla mund të degjenerojnë në probleme të mëdha. Sot çelësi i artë do të jetë qëndrimi në heshtje.

Virgjëresha-Është shumë e rëndësishme që t’i kushtoni kohë familjes. Edhe karriera ka nevojë për vëmendjen tuaj. Sidoqoftë statusi i marrëdhënies dashurore është bërë i pasigurt ditët e fundit. Edhe pse keni pasur probleme financiare kohët e fundit një dhuratë për partnerin/en do të rregullojë disi problemet.

Peshorja-Ka një shenjë të fortë se një person i tretë po ndikon në marrëdhënien tuaj dashurore. Partneri/ja do të tërhiqet nga ky person. Mund të jetë një dashuri e kaluar. Duhet të qëndroni afër njëri-tjetrit në këto momente.

Akrepi-Duhet t’i besoni një personi tjetër sot. Ky mund të jetë një shok ose një njeri i afërt. Ai/ajo do t’ju ndihmojë që të kaloni disa detyra të vështira që do të ndikojnë në të ardhmen tuaj. Duhet të keni besim tek ky person.

Shigjetari-Keni ndjekur një axhendë shumë të vështirë kohët e fundit, por sot është dita për t’u organizuar. Sot do të jeni të relaksuar, por fillimisht duhet të vini në vijë disa çështje. Përndryshe gjërat do të bëhen më kaotike seç ishin.

Bricjapi-Do të silleni mirë me këdo person që ju del përpara sot. Kjo nuk do të thotë që ata përshtaten më së miri me ju. Do të pëlqeni një person, por është shumë herët për t’u dashuruar me të. Analizoni si kanë qenë gjëra dhe si do të jenë në të ardhmen nëse dëshironi që të keni diçka më shumë me këtë person.

Ujori-Punoni fuqishëm, por edhe bëni qejf. Kjo do të jetë motoja e ditës. Dita mund të nisë me rutinën normale të punës, por do të përfundojë duke festuar me miqtë. Sot mund të ndiheni pak të dëshpëruar, por duhet ta ndani mendjen nëse doni të lëvizni përpara në marrëdhënien në çift.

Peshqit-Marrëdhënia në çift do të shënohet nga disa probleme sot. Rol të rëndësishëm për këtë do të luajë një i afërm, ose partneri/ja. Kjo nuk do të thotë që do të dëgjoni një lajm të keq për partnerin/en./tvklan.al