Horoskopi 2 Gusht 2021


Horoskopi 2 Gusht 2021

08:31 02/08/2021

Dashi-Yjet premtojnë fat të mirë në çështjet e ndërlikuara, të fshehta dhe zgjidhje të problemeve në mënyrë të ligjshme. Sipas intuitës do të ndjeni rrezik dhe do jeni në gjendje të shmangni një katastrofë financiare. Kjo është një ditë mjaft e mirë për zgjidhjen e çështjeve me karakter personal.

Demi-Disa faktorë të jashtëm do t’ju vendosin në mes të një debati që nuk ju përket. Mos u shqetësoni, por shiheni situatën si një mundësi për të mësuar gjëra të reja rreth të tjerëve.

Binjakët-Nuk mund të bësh gjithçka vetëm dhe sa më shpejt ta pranoni këtë aq më mirë do të jetë. Ka ardhur koha që të vendosni mënjanë egon dhe të bashkoni forcat me njerëz që kanë të njëjtat synime me ju, ndonëse nuk i keni aq shumë përzemër.

Gaforrja-Nëse nuk jeni i kënaqur me çfarë ju kërkohet të bëni, atëherë thjeshtë refuzojeni. Askush nuk e ka fuqinë t’ju detyrojë të bëni diçka në një mënyrë që shkon në kundërshti me principet tuaja.

Luani-Marrëdhëniet e të gjitha llojeve favorizohen për ju këtë të hënë. Sot mund të komunikoni me familjarët tuaj, por edhe me miqtë dhe grupet që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Virgjëresha-Do të jetë një ditë mjaft e suksesshme. Megjithatë, do të vazhdoni të keni përshtypje të forta nga ngjarjet e fundit. Yjet insistojnë që të kushtoni më shumë vëmendje për mendimet e njerëzve, filozofive të jetës, besimit fetar dhe prejardhjes.

Peshorja-Rrugës mund t’ju dalin pengesa të papritura. Nuk mund të planifikoni gjithçka, ndaj mos u dekurajoni kur diçka e papritur do të sjellë jo pak shqetësim. Ruani qetësinë dhe mos merrni asnjë vendim të nxituar.

Akrepi-Në një pikë të ditës së sotme do të duhet që bëni një moment pauzë dhe të kujtoni se ajo që ju motivon, jo medoemos motivon edhe të tjerët. Nëse ata nuk duan të bëhen pjesë e një projekti, nuk ka nevojë që ta merrni personale.

Shigjetari-Planetet thonë se do të merrni më shumë nga jeta sot nëse do të merrni një qëndrim të relaksuar përballë gabimeve dhe dështimeve të njerëzve. Qëndroni i qetë dhe pranoni se gjërat nuk do të shkojnë gjithmonë sipas dëshirës suaj.

Bricjapi-Ju shqetësoheni veçanërisht për mënyrën e trajtimit të situatave të caktuara. Kontakti juaj me njerëzit tuaj do t’ju bëjë që të mendoni nëse duhet të insistoni me këmbëngulje në disa nga pikëpamjet tuaja të vendosura. Sidoqoftë, dijeni që shumica e njerëzve përreth jush mund t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja.

Ujori-Sa më shumë përpiqeni që të ndryshoni rrjedhën e gjërave gjatë 24 orëve në vijim, aq më shumë shanse ka që t’i përkeqësoni. Më e mira që mund ta bëni, tani për tani, është të hiqni dorë dhe t’i lini të tjerët të veprojnë si duan.

Peshqit-Herë pas here mund t’ju duket sikur ju nuk keni kontroll mbi ngjarjet e jetës suaj, por a është me të vërtetë kaq keq? Mesazhi i yjeve sot është se duhet të ndjeni më pak dhe të mendoni më shumë./tvklan.al






Të ngjashme