Dashi-Mos e lodhni veten më shumë sa duhet pjesën e mbetur të javës. Do t’ju duhet kohë për të marrë veten, pas sfidave me të cilat u përballët një ditë më parë. Tregohuni të mirë me veten dhe nëse është e mundur, edhe me të tjerët.

Demi-Dikush apo diçka do të kërkojnë vëmendjen tuaj të plotë sot, ndaj lini mënjanë çështje të parëndësishme dhe fokusohuni tek ajo që duhet bërë. Kujtohuni gjithashtu se dashuria është më e rëndësishme se suksesi dhe paratë, tani më shumë se kurrë.

Binjakët-Nuk do ta keni të vështirë për të falur, por mos harroni që dikush u përpoq të përfitonte atëherë kur ishit më keq se kurrë. Nëse e bënë një herë, mund ta provojnë sërish. Tregohuni të kujdesshëm gjatë gjithë kohës.

Gaforrja-Dashuria dhe pasioni në jetën tuaj do të jenë dominante, por sot duket se nuk do të jenë të mjaftueshme për të shprehur ndjenjat tuaja. Mos u shqetësoni, njerëzit që kanë rëndësi e dinë sesa shumë i doni.

Luani-Mos e shpenzoni kohën dhe energjinë me njerëz dhe situata të parëndësishme. Kjo vlen edhe për paratë, që nuk duhet t’i shpenzoni për gjëra që nuk ju duhen. Kontrolloni emocionet sot, ashtu sikurse edhe portofolin.

Virgjëresha-Jeni bërë tejet romantikë kohët e fundit, por ekziston rreziku që do të shkoni shumë larg dhe të bëni publike ndjenja që duhet t’i kishit mbajtur për vete. Nuk është në natyrën tuaj që të jeni të hapur me atë që ndodh në zemrën tuaj. Çfarë ju ka ndodhur?

Peshorja-Sa më shumë përpiqeni t’i bini në sy punëdhënësve, apo njerëzve të tjerë të rëndësishëm, aq më shumë gjasa ka që ata ta marrin për servilizëm, ndaj uleni disi ritmin. Ata që kanë rëndësi e dinë se çfarë jeni të aftë të bëni, mos u sforconi.

Akrepi-Dikush që zakonisht është personi që sjell gjallëri në grup nuk do të jetë në formën e tij më të mirë. Bëni gjithçka mundeni për t’i rikthyer humorin. Kujtojini gjithë gjërat e bukura që e rrethojnë, përfshirë shoqërinë tuaj.

Shigjetari-Në një mënyrë apo një tjetër do t’ia arrini qëllimit sot, por nëse tregoni të zgjuar, nuk do të ketë nevojë të sforcoheni më shumë sa duhet, sidomos me njerëz të cilët kanë tendencën t’i ikin përgjegjësisë. Zgjidhni fjalët dhe taktikën e duhur. Do të shihni që gjithçka të shkojë sipas planit.

Bricjapi-Kohët e fundit pjesë e jetës tuaj janë bërë njerëz të rinj, megjithatë nuk ka garanci se do të qëndrojnë aty. Nëse dikush për të cilin keni ndjenja kërkon të largohet, lëreni të lirë.

Ujori-Nëse instikti ju thotë se një rrezik i përllogaritur mirë mund të sjellë përfitime në terma afatgjatë, mos e lini të shkojë. Por nëse në këtë mes luhen paratë, do të ishte mirë që mos vendosni gjithçka keni në një vend.

Peshqit-Ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes dhe kështu do të ndodhë pjesën e mbetur të javës, si dhe në fundjavë. Shfrytëzojeni situatën, megjithatë mos e humbni kontrollin. Ka gjëra më të rëndësishme sesa të qenit popullor./tvklan.al