Dashi – Jupiteri dhe Venusi ju shohin me përzemërsi sot. Por ata nuk ju këshillojnë të ndryshoni rrjedhën e zakonshme të ditës dhe mbi të gjitha të përfshiheni në aventura, pasi ka gjasa të keni rezultate negative. Gjithashtu nuk është dita e duhur për të bërë deklarata dashurie, pasi mund të mos merrni përgjigjen që shpresoni.

Demi – Plutoni dhe Jupiteri ndodhen në një kënd të dobishëm sot. Ata ju nxisin t’i lini gjërat të rrjedhin vetë. Përpiquni të çliroheni nga problemet e pazgjidhura. Komunikoni më shumë në familje, sidomos me fëmijët. Pranoni këshillat që ju japin të afërmit dhe mos u nxitoni me vendimet tuaja.

Binjakët – Disa pengesa do të shfaqen sot nga kalimi tranzit i Neptunit në shenjën e Peshqve. Adresoni problemet, vini rregulla në shtëpi dhe kushtojini vëmendje partnerit/partneres. Është dita e përshtatshme për të bërë disa ndryshime të vogla në punë, ku duhet të përfshiheni më shumë me kolegët që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Gaforrja – Urani që kalon tranzit në shenjën e Demit ju premton një ditë të shkëlqyer. E vetmja gjë që mund t’ju prishë humorin është mosmbajtja e një ndonjë premtimi. Përpiquni ta harroni shpejt atë çfarë ka ndodhur dhe përqendrohu tek ato aktivitete që ju falin kënaqësi dhe harmoni.

Luani – Gjatë kësaj dite do të jeni në qendër të disa ngjarjeve. Ekziston mundësia që të shuani një konflikt të mundshëm të dikujt pranë jush. Një detyrë e rëndësishme ju caktohet sot, nëse keni zgjedhur të përqafoni një profesion të lirë, Marsi ju mbështet me plot energji pozitive. Mos harroni planet në fundjavë.

Virgjëresha – Hëna dhe Dielli ju mbështesin sot. Do të befasoheni nga ndryshimet në sjelljen e njerëzve që ju rrethojnë. Urani në shenjën miqësore të Demit vazhdon një fazë harmonie me gjysmën tuaj më të mirë. Është e nevojshme të mos bëni plane dhe organizime për të ardhmen nëse nuk keni siguruar më parë pëlqimin përfundimtar.

Peshorja – Jeni sot nën ndikimin e Venusit në Binjakë. Mos e teproni me kritika ndaj vetes. Ndoshta synimi juaj është të gjeni shkaqet e disa problemeve. Bisedoni me njerëz me përvojë. Ndoshta një mendje pozitive do të ndihmojë të zgjidhni këtë situatë. Shmangni përpjekjet për të mbytur trishtimin.

Akrepi – Dielli dhe Neptuni ndodhen sot në një kënd pozitiv për shenjën tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni mjaft optimistë. Ndoshta një festë në familje apo një banket do t’ju bashkojë me njerëzit më të ngushtë. Ata që janë në një marrëdhënie romantike duhet të shmangin provokimet e xhelozisë.

Shigjetari – Jupiteri dhe Marsi ndodhen në një kënd përgjithësisht pozitiv. Këshillohet të bëni mjaft kujdes me financat, pasi shpenzimet mund të tejkalojnë buxhetin. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje të veçantë shtëpisë dhe të kaloni më shumë kohë pranë familjarëve.

Bricjapi – Kjo është një periudhë veçanërisht e rëndësishme për familjen, të cilës duhet t’i kushtoni më shumë kohë. Por jeni të zhytur në një projekt pune që po ju pëlqen pasi ju duket interesant dhe ju stimulon kontributin e aktivizimit. Si zakonisht, ju i jepni vetes qind për qind, pa u kursyer, duke treguar me bashkëpunëtorët bujarinë që ju karakterizon.

Ujori – Venusi ndodhet në pozicionin më të mirë për të stimuluar punën tuaj. Mos u dëshpëroni nga rrethanat dhe tregoni sesa shumë besim keni në vetvete duke nxjerrë në pah karakterin tuaj të fortë. Ka gjasa që problemet të shuhen shpejt, duke i lënë pas të gjitha momentet e pakëndshme.

Peshqit – Mërkuri në Binjak do të jetë shkaktari i pengesave kalimtare edhe për disa ditë. Por planetët e tjerë ju mbështesin dhe ju do të gëzoheni nga vizita e dikujt. Nuk përjashtohet mundësia që një person me të cilin keni kujtime mjaft të bukura, të vijë t’ju takojë. Ndërsa për beqarët e kësaj shenje është dita e duhur t’i shprehin ndjenjat dikujt.