Dashi –Sot do të jeni shumë energjik dhe do të ndryshoni të gjitha gjërat që ju kanë bërë të ndiheni jo mirë. Të gjitha aftësitë tuaja të krijimi do të vihen në pah dhe eprorët tuaj do ju duartrokasin. Mos hiqni dorë nga pasionet.

Demi – Mos hezitoni të mësoni nga të tjerët nëse ka gjëra të cilat ju nuk i dini. Pasdite do të merrni një ofertë të parezistueshme për punë. Konstultohuni me familjen dhe më pas vendosni nëse doni të largoheni apo jo.

Binjakët – Nuk duhet ti shmangni debatet me të cilat po përballeni. Ka ardhur koha që tu tregoni vendin të gjithë njerëzve që ju bëjnë keq. Një takim me njerëz do ju bëjë të ndiheni mirë. Rrini me njerëz që ju falin dashuri.

Gaforrja – Partneri që keni përkrahu është duke ju vëzhguar me detaj dhe në fund do marri një vendim. Konsultohuni me miqtë nëse veprim e tij janë korrekte dhe sjellja e tij është normale. Diçka ka ndryshuar mes jush.

Luani –Jeni duke ndjekur rrugën e gabuar nëse doni të arrini diku. Telashet me financat po ju bëjnë shumë nervoz dhe nuk ndiheni rehat me veten. Tregohuni më të matur me reagimet tuaja me miqtë. Merrni situatat tensionuese me qetësi, pasi do humbisni shumë.

Virgjëresha – Sot do të jeni në një dilemë që ju mundon prej kohësh. Ju jeni strateg shumë i mirë, prandaj mos nguroni të merrni vendimet që mendoni. Një mik që ju qëndron gjithmonë pranë do ju ndihmojë.

Peshorja – Familja di të jetë përkrah jush duke ju mbështetur në të gjitha vendimet tuaja qofshin dhe të gabuara. Mos hezitoni ti hidhni hapat që doni të ndërmerrni. Një projekt i madh do të nisë shumë shpejt në jetën tuaj.

Akrepi –Do të bëni një garë dhe një sfidë të pakuptimtë. Durimi ju ka humbur dhe këtë duhet ta kuptoni shpejt para se të jetë shumë vonë. Ata që komunikojnë nëpërmjet rrjeteve sociale do të hasin probleme me familjarët.

Shigjetari –Dita e sotme do të jetë tepër e lodhshme dhe stresante për ju që i përkisni shenjës së shigjetarit, madje edhe e rrezikshme për sa u takon iniciativave financiare. Mbrëmja do të jetë më ndryshe.

Bricjapi –Marrëdhënia juaj do te jetë disi tensionuese dhe e mërzitshme. Por yjet e bukurisë do t’ju bëjnë gjithsesi shumë tërheqës për të tjerët. Lehtësi do të keni në çështjet e punës.

Ujori – Nëse ndiheni shumë të lodhur mos e dëmtoni më veten: bëjeni pasditen pushim total. Të mira do të keni në drejtim të çështjeve imobiliare dhe ato të studimeve.

Peshqit –Keni pas vetes njeriu ne zemrës  që do ju sjellë shumë fat për sa u takon parave, çështjeve të biznesit dhe udhëtimeve. Ndërsa për momentet e qetësimit, mund t’i krijoni vetë.

/tvklan.al