Dashi – Gjërat po ju shkojnë shumë mirë dhe kjo është një shenjë që tregon se të gjitha telashet tuaja kanë mbaruar. Tani do të keni të gjithë fatin e duhur për të ndjekur ëndrrat dhe dëshirat tuaja.

Demi –Nëse mendoni se ka disa gjëra që nuk shkojnë në punën tuaj, mos hezitoni të flisni me eprorët dhe të kërkoni të drejtën tuaj ose ta ndryshoni. Mos u mërzisni, pasi gjithçka do të shkojë në vendin e vet.

Binjakët – Sot do të përballeni me një ngjarje të paparashikueshme. Kjo do ju kapë në befasi, pasi deri dje kishit gabuar në gjykimin tuaj lidhur me një çështje të rëndësishme.

Gaforrja –Nuk duhet  të lejoni që të tjerët të ndërhyjnë në marrëdhënien tuaj me partneren. Tregohuni të kujdesshëm dhe mbani situatën nën kontroll. Ju nuk mund të jeni shenja më aventureske e zodiakut, pir këto janë momente tuaj më të bukura.

Luani –Gjatë ditës së sotme do ju ndodhë një surprizë shumë e bukur të cilën nuk e kishit imagjinuar. Mbani të gjithë entuziazmin dhe mos lejoni askënd të prishë ditën edhe pse të tjerët do të jenë xhelozë.

Virgjëresha –Ju duhet të kërkoni mënyra për të zgjidhur një mosmarrëveshje, por e gjitha kjo duhet të bëhet në mënyrë miqësore. Mos lejoni që një konflikt të kalojë pa u sqaruar pasi gjërat do të vështirësohen më shumë më vonë dhe do e keni të pamundur.

Peshorja –Sa më shumë të përpiqeni të kënaqni partnerin dhe njërëzit e afët aq më tepër lëndoheni, pasi nuk merrni rezultatet që kërkoni. Prandaj ka ardhur momenti që të mendoni pak më tepër për veten tuaj.

Akrepi –Nëse dikush ka nevojë për një dorë ndihmë, mos hezitoni ti mbështesni miqtë tuaj, pasi një ditë mund të jeni dhe ju në të njëjtën situatë. Universi do të shpërblejë bujarinë tuaj në mënyra të tjera.

Shigjetari – Ju dëshironi të jeni dinamik, doni të jeni ambicioz, por ky nuk është momenti i duhur. Keni ende disa barriera për të kapërcyer. Bëni durim, pasi për momentin nuk jeni të favorizuar në ambientin e punës.

Bricjapi –Sot do ju dalë situata jashtë kontrollit dhe gjithçka që keni bërë deri më sot do të flaket tutje. Ky është një gabim që do ju kushtojë shumë rëndë. Nuk do të mungojnë dhe “dënimet” nga shefat.

Ujori –Të gjitha hapat që do të hidhni sot do ju çojnë drejt suksesit. Keni shumë kohë që keni pritur për këtë ditë, prandaj e vetmja gjë që duhet të bëni është të shijoni suksesin e merituar.

Peshqit –Duhet të jeni gati për të përfituar nga një mundësi e papritur sot. Një mik apo një koleg pune do t’ju bëjë një oferte që nuk mund ti rezistoni, prandaj mos hezitoni të thoni  “Po”.

/tvklan.al