Për të gjithë të lindurit më 2 Qershor:

Dëshira për të shfrytëzuar talentet që keni dhe për të bërë para me to nuk ju mungon, por mos bëni gjithçka vetëm. Synimi për të ardhmen duhet të jetë që të rrethoheni nga sa më shumë aleatë, të cilët mund t’ju ndihmojnë, por që gjithashtu kanë nevojë për ju.

Dashi-Botës do t’i bëjë shumë përshtypje qëndrimi se mund të arrini gjithçka përgjatë kësaj fundjave. Asnjë punë nuk do të jetë e tepërt dhe si miqtë ashtu edhe familjarët do të drejtohen nga ju për të zgjidhur problemet që mund të kenë. Vetëm bëni kujdes dhe mos bëni edhe gjëra të cilat të tjerët duhet t’i bëjnë vetë.

Demi-Përgjatë 48 orëve të ardhshme mund të detyroheni që të kërkoni ndihmën e dikujt, por sigurohuni që të tingëllojë si kërkesë e jo si urdhër. Ata nuk e kanë për detyrë që t’ju shpëtojnë nga gabimet tuaja, ndaj duhet të jeni të sjellshëm dhe mirënjohës.

Binjakët-Mos lejoni që miq apo kolegë në punë t’ju detyrojnë të bëni gjëra që nuk iu pëlqejnë. Nëse dikush thotë se nuk keni alternativë tjetër dhe duhet të ndiqni medoemos një rrugë të caktuar, merrni kohë dhe shqyrtojini vetë opsionet.

Gaforrja-Mund të duket sikur çdo gjë është kundër jush momentalisht, por me gjasë nuk është aq keq sa duket. Nga ana tjetër, jeni një njeri që keni tendencën të jeni më frytdhënës nën presion. Tregojini të tjerëve se çfarë jeni në gjendje të bëni këtë fundjavë.

Luani-Ka shumë gjëra që po ndodhin nën rrogoz dhe që do të kenë mjaft ndikim më vonë gjatë këtij muaji. Ndaj bëni mirë që të mos të tregoheni të nxituar dhe të mos merrni vendime të shpejta. Gjithçka do të dalë në dritë në kohën e duhur dhe koha po afron.

Virgjëresha-Vendosni para nevojat tuaja këtë fundjavë dhe injoroni ata që ju thonë se po tregoheni egoistë, apo se nuk jua ndjen për nevojat e të tjerëve. Sigurisht që nuk është e vërtetë, por nuk do të mund të bëni shumë për të tjerët, nëse nuk jeni të lumtur me veten.

Peshorja-Sa më shumë dikush t’ju thotë se mund të keni besim tek ta këtë fundjavë, aq më shumë gjasa ka që po përpiqen të jenë të suksesshëm në kurrizin tuaj. Nuk ka nevojë që të bëheni më shumë dyshues seç duhet, mjafton që të shihni motivet e tyre.

Akrepi-Keni shumë gjëra për t’u ndjerë mirënjohës momentalisht, ndaj nuk keni përse të mbani qëndrim të zymtë. Sot do të jeni të inkurajuar për ta parë jetën më pozitivisht, duke ju bërë edhe më të pritur për të qenë të suksesshëm.

Shigjetari-Detyra kryesore këtë fundjavë do të jetë që të qetësoni gjërat në shtëpi, që është disi e çuditshme, pasi zakonisht jeni ju personi që shkaktoni rrëmujë. Duket se është mbushur kupa me debate të kota dhe iu nevojitet pak qetësi.

Bricjapi-Nuk ndodh shpesh që të befasoheni nga diçka që ndodh rreth e rrotull, pasi e kuptoni pa ndodhur ende. Por ajo që do të ndodhë përgjatë 48 orëve të ardhshme do të jetë surprizë, pozitive.

Ujori-Çështjet financiare shkojnë mirë, ndaj këtë fundjavë nëse e gjeni veten përballë dikujt që ka nevojë për ndihmën tuaj, mos u kurseni. Dashuria mund mos të blihet me para, por nëse jeni të dashuruar, pak para mund të ndihmojnë.

Peshqit-Mund t’ju jepet mundësia për të ndihmuar një mik nga pasojat e veprimeve të tyre, por a është ide e mirë? Nuk duhet t’i jepni të tjerëve idenë sikur do të jeni gjithnjë aty për të ndrequr gabimet e tyre. Lërini të mësojnë prej tyre.

/tvklan.al