Dashi-Është më mirë të tregoheni pragmatistë dhe të mos shihni shumë nga gjërat që nuk japin ndonjë rezultat për ju. Ambicia juaj sot do të rritet.

Demi- Ditë e këndshme për ata që janë në një lidhje. Tensioni i dikurshëm do të venitet tërësisht. Buxhetin do të dini ta menaxhoni me shumë maturi.

Binjakët-Klima yjore do të favorizojë ata që janë në një lidhje. Emocionet do të jenë të forta dhe kënaqësitë të paimagjinueshme. Financat do të jenë paksa delikate, kështu që bëni kujdes.

Gaforrja- Të jeni të zgjuar dhe dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjetër ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.

Luani-Nëse lidhja juaj ka qenë shumë e fortë kohët e fundit, edhe sot gjithçka do të ecë për mrekulli. Të ardhurat do të shumëfishohen.

Virgjëresha-Perspektivat në planin sentimental të çifteve kanë për të qenë shumë të mira sot. Për menaxhimin e financave është mirë që të flisni me specialistët në mënyrë që të mos keni probleme as më vonë.

Peshorja– Sot do ta keni shumë të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Në aspektin sentimental do të jeni shumë pasionantë.

Akrepi- Mos lini pas dore partnerin/en, sepse në të kundërt keni për ta humbur atë. Nëse doni që marrëdhënia mes jush të mbetet sa më e mirë, mendoni t’i bëni edhe ndonjë surprizë. Të ardhurat do të jenë të mira, por jo aq sa për të shpenzuar më shumë seç duhet.

Shigjetari- Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibra dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, gjërat do të shkojnë gjithmonë keq për ju.

Bricjapi-“Dashamirësia” e një sërë yjesh do t’ju ndjekë sot gjatë gjithë ditës  dhe sot nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm.

Ujori-Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Mërkurit nga njëra anë dhe Afërditës nga ana tjetër. Edhe aspekti sentimental do të jetë pozitiv.

Peshqit-  Sot mund të keni mundësi të shumta për të arritur rezultate pozitive, por do ta keni të vështirë të përqendroheni. Sa i përket dashurisë, do të përjetoni një klimë të ngrohtë. /tvklan.al