Dashi-Sot është dita perfektë për të ftuar dikë në një takim. Ka shumë mundësi që të jetë rasti për të cilin shpresonit. Do ta mbani mend për disa kohë mbrëmjen e sotme.

Demi-Doni që t’i tregoni dikujt se sa të sigurtë ndiheni për t’ia shprehur ndjenjat. Mirëpo natyralisht keni për ta ndaluar veten së bëri këtë. Duhet që të jeni të hapur dhe të ndershëm.

Binjakët-Duhet që të dini si të prisni reagimin ndaj disa problemeve të caktuara ose vështirësisë në një lidhje. Kozmosi ju sugjeron që të ndiqni zemrën dhe do ta kuptoni që ju është bërë një gabim. Më e mira është të falësh.

Gaforrja-Mos mendoni më për problemet në një situatë të caktuar. Nuk do t’ju çojë asgjëkundi nëse vetëm vazhdoni dhe mendoni. Duhet që të shkoni me rrjedhën. Nëse po dilni në një takim për herë të parë, atëherë keni për të kaluar një kohë shumë të bukur.

Luani-Yjet inkurajojnë që të sillni më shumë thellësi tek bisedat romantike. Kjo do t’ju ndihmojë që të thyeni disa pengesa që mund t’ju shkaktojnë disa probleme. Flisni nga zemra, kjo është ajo që duhet të bëni dhe pjesa tjetër kujdeset vetë. Mos u mashtroni me idenë se mund të fitoni mbi dikë vetëm duke e parë. Nuk funksionon kështu!

Virgjëresha-Energjia e ditës po ju zhyt në disa momente misterioze. Në fakt e keni shumë problem që të mundoheni për të zgjidhur ndonjë mister. Nga ana tjetër refuzoni që të ndiqni edhe ata persona që janë shumë të parashikueshëm. Duhet të gjeni një mënyrë si të hyni në zemrën e një personi.

Peshorja-Përgjigja e pyetjeve që  ju mundojnë është shumë e dukshme. Duhet që të keni më shumë besim tek guximi dhe të shqetësoheni për situatën romantike.

Akrepi-Po ndiheni shumë nervozë pasi do të dilni me një person të veçantë. Doni që të dini se ku po qëndroni. Për momentin duhet vetëm që të hamendësoni.

Shigjetari-Dikush që mendonit se është shumë i mirë, po del që është veçse bazik. Do të kuptoni se si keni bërë këto hamendësime serioze. Mos u bëni të pasjellshëm, por do të keni nevojë që të mbani një distancën në të ardhmen.

Bricjapi-Energjia e ditës do të nxjerrë emocionet e fshehura për një person të caktuar. Nëse merrni një vendim duke u bazuar në mënyrën si ndiheni, mund të bëni një gabim. Më mirë të prisni.

Ujori-Mos prisni asgjë falas sot. Megjithatë as mos e kufizoni veten për të provuar. Do të keqkuptoni disa gjëra dhe do të insistoni që keni të drejtë. Nëse shkoni diku, shijoni momentin.

Peshqit-Çiftet duhet të mendojnë si të shpenzojnë para. Është koha e duhur për të bërë kërkime për një produkt të rëndësishëm që doni të bleni./tvklan.al