Dashi – Për disa arsye të çuditshme ju duket se dyshoni se keni gjithçka duhet për të bërë disa punë në nivelin më të lartë. Megjithëse është e pakuptimtë, ju nuk do të jeni në gjendje ta bindni veten se jeni i aftë për më tepër deri të dielën kur dielli të largohet nga shenja juaj.

Demi – Vazhdoni në rrugën tuaj dhe shijojeni edhe pse kritikët tuaj ankohen. Ju kurrë nuk keni qenë një person që shqetësohet se çfarë thonë të tjerët dhe s’keni asnjë arsye pse të ndryshoni.

Binjakët – Pak ditë më vonë ju do të pyesni veten pse e keni lejuar veten të lëndoheni kaq shumë nga një çështje. Pasi gjërat të jenë ftohur ju do ta kuptoni se ajo nuk kishte rëndësinë më të vogël.

Gaforrja – Keni përmbyllur një marrëveshje të madhe kohët e fundit, por planetet ju paralajmërojnë se periudha më e vështirë nis tani. Përgatituni mendërisht dhe fizikisht.

Luani – Kohët e fundit ju ka munguar vitaliteti dhe po i lini gjërat t’ju rrëshqasin nga duart, por situata do të ndryshojë shumë shpejt dhe ju do të kaloni në ekstremin tjetër duke u përpjekur ta bëni gjithçka me nxitim. Por edhe mund t’ia dilni.

Virgjëresha – Atmosfera rreth jush mund të bëhet e zhurmshme sot dhe me shumë gjasa ju do të bëni zhurmën më të madhe. Duhet të bëni kujdes dhe tu lini radhë edhe të tjerëve për të folur.

Peshorja – Miqtë dhe të afërmit do të shikojnë tek ju për këshilla, duke qenë se ju keni eksperiencë e cila mungon tek ata. Ndihmojini sa mundeni, por sigurohuni se ata do të kuptojnë se ju nuk mund ta bëni punën për ta, dhe as nuk duhet ta bëni.

Akrepi – Pozicioni juaj do të rivlerësohet për mirë në punë, nga punëdhënësit dhe nga njerëz të rëndësishëm. Përgjatë javëve në vazhdim duhet të keni ambicie për pozicione më të larta. Nëse do të jetë në dorën e tyre për t’ju promovuar, ata më shumë gjasa do ta bëjnë.

Shigjetari – Gjithçka ndodh përgjatë ditëve të ardhshme do të ndryshojë mënyrën tuaj të të menduarit në shumë mënyra dhe përfshirë se si ju e shikoni botën. Ç’është më e rëndësishmja, ju do të vazhdoni t’i shikoni lidhje ku më parë keni parë konflikte.

Bricjapi – Kushdo që do të përpiqet t’ju vendosë një perde para syve me disa gënjeshtra ordinere thjeshtë nuk ju njeh mirë. Sipas planeteve, ju jeni i vetëdijshëm se disa njerëz po përpiqen t’ju konfuzojnë. Mos e lejoni këtë të ndodhë.

Ujori – Tashmë duhet të jetë e qartë se problemet tuaja nuk janë aq të mëdha sa mendonit se ishin – në fakt duhet të jeni pozitiv sa i përket perspektivës. Një fazë e re pritet të fillojë, një fazë në të cilën do të jeni zot i fatit tuaj sërish.

Peshqit – Ka ende kohë për të bërë një ndryshim të madh, por duhet të lëvizni shpejt. Sapo dielli të kalojë fushën e punës në shenjës tuaj, ju mund ta gjeni veten peng të përgjegjësive të reja. /tvklan.al