Dashi – Një përplasje egosh ka gjasa të ndodhë këtë fundjavë, dhe edhe pse ju mund të mos jeni të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë,  mund ta gjeni veten në mes të përplasjes. Në asnjë rrethanë përpiquni të mos merrni anë.

Demi – në 48 orët e ardhshme do të keni përplasje pikëpamjesh me dikë të cilin nuk puqeni shumë. Po të përpiqeni mund të gjeni edhe fusha në të cilat bini dakord.

Binjakët – Do ta gjeni veten sërish duke kundërshtuar dikë që refuzon t’i shikojë gjërat në dritë të diellit. Mos harxhoni kohë, energji dhe fuqi mendore duke argumentuar me ta. Thjeshtë thoni çfarë mendoni dhe pse.

Gaforrja – Bëni kujdes çfarë thoni këtë fundjavë, pasi me planetin e komunikimeve Mërkurin që lëviz në drejtim të kundërt, mund të thoni shumë dhe të harxhoni ditët në vijim duke u përpjekur t’i tërhiqni mbrapsht fjalët tuaja.

Luani – Të tjerët me shumë gjasa do ju thonë ato çfarë dëshironi të dëgjoni në vend të atyre që duhet të dëgjoni në 48 orët e ardhshme. Qëndroni vigjilentë dhe mos u rrëmbeni nga premtimet boshe.

Virgjëresha – Aktualisht mendoni se nëse nuk përfitoni nga ndonjë mundësi tani, do ta humbi përgjithmonë, por nuk është aq thjeshtë. Planetet ju këshillojnë të ruani kohën në këtë periudhë që Merkuri është nën presion kozmik.

Peshorja – Edhe pse jeni besimplotë se ajo mbi të cilën po punoni do të ketë sukses, jo të gjithë janë të të njëjtit mendim. Një pjesë e madhe e fundjavës suaj do të shkojë duke u përpjekur të bindni njerëzit që jeni në rrugën e duhur.

Akrepi – Po, sigurisht, jeta është juaja dhe ju mund ta jetoni si të doni, por mos prisni që të gjithë të mbështesin ambiciet tuaja. Shokët dhe të dashurit tuaj mund të jenë të shqetësuar për ju, por sa të avanconi në rrugën tuaj, shqetësimet do të zhduken.

Shigjetari – Duhet të bëni përpjekje të shtuara kur të merreni me paratë këtë fundjavë, pasi idetë tuaja të mëdha mund të kthehen në gropa të zeza për paratë në xhepin tuaj. Merrni këshilla nga ekspertët para se të hidhni ndonjë hap të madh.

Bricjapi – Të gjitha mundësitë janë që dikush t’ju zhgënjejnë këtë fundjavë. Këtu përfshihen edhe njerëzit të cilëve u besoni, kështu që jini vigjilentë në maksimum.

Ujori – Nëse e lini imagjinatën të lirë në 48 orët e ardhshme realiteti do ju përplasë në tokë sërish. Jepini liri mendjes, por vendosni edhe kufizime.

Peshqit – Nëse diçka shkon keq këtë fundjavë, ka dy qasje që mund të merrni: Mund të përpiqeni tua lini fajin të tjerëve, ose mund të merrni përgjegjësinë vetë dhe ta rregulloni po vetë. Rruga e dytë është ajo me të cilën do të bëni më shumë miq. /tvklan.al