Dashi – A mund të dalloni faktet nga fiction? Dikush do të përpiqet t’ju fusë në kurth sot. Nëse keni dyshimet në dallimin e fakteve, lërini instinktet t’ju udhëzojnë – ato rrallë herë gabojnë.
Demi – Nëse keni diçka për të përfunduar, diçka që duhej ta kishit mbaruar ditë apo javë më herët, keni ende kohë për ta kryer detyrën. Por duhet ta bëni sot, ky është shansi i fundit.
Binjakët – Viti juaj nis sërish sot. Harroni çfarë ka ndodhur dje, apo javën e kaluar, qoftë edhe muajin e kaluar – e vetmja gjë që ka rëndësi është çfarë do të bëni në të ardhmen.
Gaforrja – Nuk keni asgjë për tu shqetësuar dhe shumë punë për të bërë në vazhdim ku ju presin edhe shpërblimet e duhura. Mos lejoni që ndryshimet në pozicionin e Diellit të ndikojnë në mendimet tuaja në mënyrë negative.
Luani – Do ju duhet të punoni më afër me shokët dhe kolegët tuaj në ditët në vijim. Mund të jeni lider nga natyra, por nganjëherë edhe një Luan duhet të pranojë fuqinë që vjen nga anëtarët e tjerë të grupit.
Virgjëresha – Ditët në vijim janë tepër të rëndësishme për karrierën tuaj dhe pasionin për jetën. Vendosni qëllime të larta, më pas vazhdoni lart e më lart.
Peshorja – Vendosni mënjanë të gjitha shqetësimet që mund të keni në mendje dhe nisni të buzëqeshni më shumë nga çkeni bërë deri më tani. Nga nesër, nuk do të ketë asgjë që të mbajë peng buzëqeshjen tuaj.
Akrepi – Partneritetet dhe marrëdhëniet tuaja nuk do të jenë shumë intensive në ditët në vijim, krahasuar me javët e fundit. Por mos mendoni se mund t’i injoroni çështjet që ju kanë ndarë ju sëfundmi. Ato do të jenë sërish aty.
Shigjetari – Jeni në prag të një faze më pozitive, por kjo po ashtu do të jetë një fazë në të cilën duhet të jeni më të kujdesshëm edhe ndaj personave të tjerë me të cilët keni të bëni. Nevojat e tyre dhe nevojat tuaja duhet të përafrohen.
Bricjapi – Me lëvizjen e Diellit në shenjën tuaj ndjekëse, duhet të kujdeseni më shumë për mirëqenien. Për ta thënë më thjeshtë, mos vraponi në vend.
Ujori – Një prej kohëve më të mira të vitit pritet të nisë për ju dhe askush nuk do t’ju ndalë në javët në vijim. Kujtoni që herë pas here edhe ta ulni shpejtësinë dhe të admironi pamjen e rrugës.
Peshqit – Një sërë detyrash dhe përgjegjësish të reja do ju vihen përballë këtë javë, disa prej të cilave kanë të bëjnë me jetën tuaj private. Mos provoni t’i shmangni. Duhet të përballeni me ato çështje dhe t’i zgjidhni./tvklan.al