Horoskopi 20 Maj 2022




Horoskopi 20 Maj 2022

08:55 20/05/2022

Dashi-Pozicioni i Venusit përmirëson humorin tuaj. Edhe një natë e qetë mund të shndërrohet në një aventurë të çmendur. Jeta juaj shoqërore është padyshim duke marrë një kthesë të fortë tani, por kjo është për mirë. Parashikohet të jetë e mbushur me argëtim.

Demi-Dielli dhe Hëna janë shumë aktivë sot në shenjën tuaj. Dikush rreth jush po punon për diçka që mund të bëhet e suksesshme. Nëse mund ta përfshini veten në këtë projekt, mund të përfitoni financiarisht dhe nga ana intelektuale. Gjeni kohë të angazhoheni me sporte sot.

Binjakët-Saturni vijon të shkëlqejë ende në shenjën tuaj. Nuk ka nevojë të frikësoheni për të pasur progres tani. Gjërat për të cilat shqetësoheni janë drejt zgjidhjes. Nëse keni qenë të shqetësuar për një person, qetësohuni sepse ai është në gjendje t’i zgjidhë vetë situatat e ndërlikuara.

Gaforrja-Ndonëse në prapavijë, Mërkuri ju fal sot një forcë të jashtëzakonshme.  Nëse keni nevojë për të arritur një qëllim që i keni vënë vetes, gjasat janë që zgjidhja të vijë në momentin e duhur. Sa u përket çështjeve të zemrës, mund të merrni lajme pozitive.

Luani-Saturni i vendosur në shenjën e Ujorit nxit shumë ndjesi negative sot. Nëse keni pritur për një kohë të gjatë që dikush të trokasë në derën tuaj, jeni duke humbur kohë të çmuar. Premtimet që njerëzit kanë bërë për ju janë të vërteta, por ato mund të kërkojnë shumë më tepër kohë për t’u përmbushur. Merreni në dorë fatin tuaj.

Virgjëresha-Urani, një nga sunduesit e shenjës suaj ju fal gjithë pozitivitetin e mundshëm sot. Për të marrë atë që dëshironi me të vërtetë mund t’ju duhet që të mposhti krenarinë. Jeni të përgatitur të pranoni se keni gabuar, ose të paktën të kërkoni ndihmën që nuk e keni menduar ndonjëherë se do t’ju nevojitet.

Peshorja-Mërkuri dhe Saturni sot ju sjellin plot të mira. Nuk ka asgjë si një fillim i ri në një marrëdhënie të vjetër! Nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme, flisni me partnerin dhe mendoni për disa mënyra për të shtuar emocionin.

Akrepi-Plutoni dhe Hëna të vendosur në shenjën e Bricjapit ju falin vetëm shkëlqim. Dikush të cilin e keni menduar se e njihni si brenda dhe jashtë mund t’ju shkaktojë zhgënjim. Ky mund të jetë fillimi i një faze të re për të dy. Shprehuni qartë rreth gjërave që mendoni se nuk po funksionojnë.

Shigjetari-Çast i bukur qiellor me Saturnin që shkëlqen. Të përballeni me një të vërtetë të pakëndshme nuk është e lehtë. Një person në jetën tuaj po kalon një tranzicion të madh dhe kjo nuk mund të jetë diçka për të cilën jeni të lumtur.

Bricjapi-E nisni ditën disi të lodhur sot, është efekti i Uranit në shenjën e Demit. Edhe nëse ndiheni sikur jeni në një pikë kthese të madhe në jetën tuaj, qëndroni me këmbë në tokë. Një person i dashur ka nevojë për një dëgjues të mirë dhe ndoshta një shpatull për t’u mbështetur.

Ujori-Një çast i shkëlqyer yjor për ju sot me Saturnin që ju ndikon pozitivisht. Në marrëdhëniet ndërpersonale, merrini me rezerva gjërat që dëgjoni nga një person tek i cili keni shumë besim. Do të ishte më mirë që t’i merrni vendimet bazuar në fakte. Në dashuri mund të keni nevojë për ndryshime të mëdha.

Peshqit-Hëna dhe Dielli ju favorizojnë sot. Kjo është një ditë për të përjetuar romancë dhe për t’u qëndruar larg intrigave dhe mashtrimeve. Në aspektin profesional, dikush mund të përpiqet të përhapë thashetheme, të cilat duhen trajtuar me qetësi nga ju./tvklan.al













Të ngjashme