Horoskopi 20 Mars 2020

Horoskopi 20 Mars 2020

08:40 20/03/2020

Dashi-Do të jeni shumë agresivë në dashuri. Partneri/ja do të habitet pasi është mësuar t’ju shohë duke bërë gjeste romantike. Mirëpo stili i ri do të pëlqehet shumë. Eksploroni dimensione të ndryshme të marrëdhënies sot. Do të surprizoheni.

Demi-Dashuria ka qenë një burim i madh inspirimi dhe fuqie kur keni qenë në kohë të vështira. Për shkak të rrethanave, një keqkuptim ka shkaktuar probleme në marrëdhënien në çift. Mundohuni të sqaroni çdo gjë përpara se të shkatërrohet.

Binjakët-Po përmirësoni ndjeshëm stilin e jetesës dhe rrethin shoqëror. Megjithatë partneri/ja e ka të vështirë që të përshtatet me këto rrethana të reja. Duhet të jeni mbështetës për personin e zemrës në këto kohë. Kjo do të forcojë edhe marrëdhënien.

Gaforrja-Po mbysni me duart tuaj marrëdhënien që me vështirësi e keni ndërtuar. Prej kohësh keni shmangur së diskutuari në çift problemet. Kjo për shkak të frikës se do të prishë lidhjen. Megjithatë sot duhet të përballeni me to dhe do të kuptoni që e keni pasur gabim.

Luani-Çelësi i ditës sot është eksperimentimi. Do t’i lejoni vetes që të bëni edhe gjërat më të çuditshme. Mund të ndodhin disa ngjarje që do t’ju ndryshojnë jetën.

Virgjëresha-Tashmë keni kuptuar se me çfarë lloj partneri/eje doni të kaloni jetën. Duhet të martoheni për dashuri dhe jo përfitime financiare. Mund të takoni personin perfekt.

Peshorja-Stili luksoz i jetës bën që shumë njerëz të vijnë drejt jush. Shumica janë njerëz fals që bëjnë pretendime të rreme sikur ju dashurojnë. Në këto situata duhet të fokusoheni tek pozitiviteti. Mundohuni që të injoroni negativitetin.

Akrepi-Mos e bëni veten të paqëndrueshëm përballë eksperiencave të kaluara. Megjithatë do të vijë një moment kur do t’ju kujtohen ditët që kaluat plot gëzim. Do të lindin mundësi të reja.

Shigjetari-Kufijtë janë bërë të domosdoshëm në marrëdhënien tuaj. Duhet të flisni me partnerin/en për lidhjen pasi nuk po ndiheni rehat. Duhet të jeni të duruar.

Bricjapi-Po e bëni jetën dashurore shumë të komplikuar. Arsyeja është se po refuzoni që të shikoni dhe pranoni atë që keni përballë. Duhet që të vlerësoni çdo situatë dhe pastaj të veproni.

Ujori-Mos harxhoni kohë duke eksperimentuar me dashurinë. Keni personalitet të veçantë, por për shkak të fatit të keq nuk po zgjidhni personin e duhur. Megjithatë kur të merrni një vendim, do ta kuptoni se keni bërë gjënë e duhur.

Peshqit-Dita shënohet nga zënkat. Shmangni debatet sot. Duhet të jeni të qetë. Kuptoni nevojat e partnerit/es. Mundohuni të kuptoni shkakun e problemit. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi