Dashi – Nëse merrni më tepër se sa meritoni sot, duhet të ketë një arsye. Me shumë gjasa keni bërë diçka të mirë për dikë në të kaluarën, të cilën edhe ju e keni harruar.

Demi – Injorojini ata që thonë se bota po shkon drejt fundit, por shijoni jetën. Fakti është se ju personalisht dhe shumë të tjerë duhet ta dini që kurrë nuk keni qenë kaq mirë. Duhet të jeni më pozitivë.

Binjakët – Sa më të frustruar të jeni ndjerë sëfundmi për shkak të mos realizimit të ambicieve tuaja, aq më të vendosur duhet të jeni për të arritur sukses në të ardhmen. Por e ardhmja sigurisht nis sot. Pyesni veten a mund ta bëni këtë ditë më të mirë?

Gaforrja – Nëse doni të keni sukses, të bëni një emër, tani është koha të bëni lëvizjen e duhur dhe të merrni vëmendjen e njerëzve që mund t’ju ndihmojnë. Suksesi është gjithmonë një lojë skuadre.

Luani – Gjërat të cilave ju u keni dhënë rëndësi deri më tani, nuk do të jenë të njëjtat edhe nesër. Duhet të jeni fleksibël mendërisht dhe fizikisht për të lëvizur në një drejtim të ri. Mundësi të mëdha shtrihen përpara.  Mos i humbisni.

Virgjëresha – Dikush që e shikoni si rival do t’ju surprizojë sot duke ju ofruar bashkëpunim. A mund t’i besoni? Me shumë gjasa po, por duhet ë jeni të kujdesshëm gjithsesi.

Peshorja – Ngjarjet e 24 orëve të ardhshme më në fund do t’ju bindin për gjëra që nuk keni dashur të bindeni: që projekti juaj i javëve të fundit ishte një humbje kohe. Mos u shqetësoni. Edhe eksperienca e keqe është eksperiencë.

Akrepi – Mund të mos jeni personi më ekspresiv, por edhe ju keni momentet tuaja dhe sot do t’ia bëni të ditur dikujt se sa i/e rëndësishëm është për ju. Shanset janë të mëdha që ai/ajo ta dijë tashmë, por është gjithmonë bukur t’ia kujtoni.

Shigjetari – Nëse dikush nuk ka qenë i sinqertë me ju, atëherë largojini nga rrethi juaj i miqve. Por sigurohuni që i keni të gjitha faktet para se ta bëni diçka të tillë kaq drastike. Ndoshta dikush po përhap gënjeshtra për të dy ju.

Bricjapi – Lërini mënjanë punët dhe gëzoni për ca kohë. Sa më shumë të dilni dhe të takoni njerëz që dinë si të gëzojnë, aq më mirë do të ndiheni.

Ujori – Përpiquni të mos jeni shumë ambiciozë sot, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje lekësh. Planetet ju paralajmërojnë se ju mund të mos jeni në një pozitë aq të fortë sa mendoni. Po, në det ka peshkaqenë më të mëdhenj se ju.

Peshqit – Vendosmëria juaj për të bërë diçka sot do të shtohet, ç’ka do t’ju bëjë të besoni se gjithçka është e mundur. Në të vërtetë ashtu është, por mos bini në kurthin e të menduarit se ju duhet të bëni gjithçka. Jini më përzgjedhës në ambiciet tuaja. /tvklan.al