Dashi-Sot është një ditë e mbarë për ju. Mund t’i impresiononi personat që ju rrethojnë me botën tuaj shpirtërore ndërsa do të jeni në gjendje të tregoni zgjidhje të reja për disa probleme në punë. Nuk keni nevojë për vëmendje. Në vend të kësaj, njerëzit do të kërkojnë tek ju ndihmë dhe mbështetje.

Demi-Përpiquni të mbyllni ato punë, të cilat i shtyni gjithnjë për më vonë. Megjithatë nuk do të jetë e lehtë pasi do të keni hyrje-dalje në shtëpi, që do t’ju shpërqendrojnë në mënyrë të vazhdueshme. Më e mira është të gjeni një cep të qetë dhe të mbyllni çfarë nuk pret më.

Binjakët-Sot është ditë e mirë për njerëzit kreativë. Aftësitë dhe puna juaj do të vlerësohet. Nëse jeni studentë sugjerohet që të bëni provimet që keni frikë. Yjet tregojnë se studentët do të dalin mirë me provime sot.

Gaforrja-Nëse doni të keni sukses, të bëni një emër, tani është koha të bëni lëvizjen e duhur dhe të merrni vëmendjen e njerëzve që mund t’ju ndihmojnë. Suksesi është gjithmonë një lojë skuadre.

Luani-Dita do të jetë e mbushur me surpriza të këndshme, që do t’ju bëjnë të ndiheni mirënjohës kundrejt atyre që ju rrethojnë. Zemërgjerësia do t’ju shpërblehet në mënyra të papritura. 

Virgjëresha-Keni marrë shumë për zemër situatën e një personi të tjetër dhe mundoheni me shpirt dhe zemër që t’i qëndronin sa më pranë. Është diçka e re për ju dhe tashmë ju ka përfshirë tërësisht. Përpiquni që të vepronin me këmbë në tokë dhe të mos tërhiqeni pas, mund të lëndoni të tjerët.

Peshorja-Bëni kujdes se çfarë thoni sot. Fjalët duhet t’i peshoni para se t’i nxirrni nga goja. Mundohuni të flisni për vete ose për personin që keni përballë, duke shmangur diskutimin për persona të tretë. Gjendja e financave do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni ato.

Akrepi-Në mbrëmje do të mblidheni me miq e familjarë, të cilët do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Mund të mos jeni në formën tuaj më të mirë, por do të bëni sa keni mundësi për t’i kënaqur. Tregohuni të kujdesshëm për t’u argëtuar gjithashtu, fundja jeni mbledhur për gëzim.

Shigjetari-Ka shumë mundësi që të përjetoni një eksperiencë të keqe sot. Nuk është domosdoshmërisht e keqe, por me shumë mundësi do iu bëjë të ndiheni keq. Kjo mund të sjellë pasoja radikale për pamjen tuaj të jashtme. Mos kini frikë të shprehni ndjenjat tuaja. Por sot është më e rëndësishme të vini përpara kërkesat emocionale të të tjerëve dhe jo tuajat.

Bricjapi-Lërini mënjanë punët dhe gëzoni për ca kohë. Sa më shumë të dilni dhe të takoni njerëz që dinë si të gëzojnë, aq më mirë do të ndiheni.

Ujori-Do t’ju duhet që shumë shpejt të merrni një vendin tepër të rëndësishëm. Keni kohë që e mendoni dhe e shtyni këtë moment. Nuk do të jetë e lehtë, por do të duhet të vendosni, më shpejt nga sa kishit parashikuar.

Peshqit-Dita e sotme do të nis me disa aktivitete shtesë, bëni më të mirën tuaj dhe do të shpërbleheni. Më mirë të gabosh por të paktën të marrësh pjesë, sesa të mos marrësh pjesë aspak nga frika e lojës./tvklan.al