Dashi-Ju pëlqen që të takoni njerëz të ndryshëm. Një ndër gjërat që ju jep më shumë kënaqësi është që t’i mblidhni miqtë bashkë, në mënyrë që të argëtohen duke treguar rreth tyre. Një ndër aftësitë tuaja është që të nxirrni më të mirën nga të tjerët dhe t’i ndihmoni ata kurdo që gjenden në vështirësi. Sot do të jetë dita kur do të bëni pikërisht këtë.

Demi-Kurioziteti thonë se “vret dhe macen”, ndaj bëni kujdes e mos u tregoni më kureshtarë seç duhet. Disa gjëra është mirë që të mos i ngacmoni. Persona të caktuar mund të mos duan që të bëheni pjesë e problemeve të tyre. Ruani vendin tuaj.

Binjakët-Do të jetë një ditë shumë e bukur dhe plot emocione të forta. Zemra dhe mendja sot pajtohen plotësisht. Nëse jeni vetëm, së shpejti do të keni mundësi të keni takime të mrekullueshme dhe shumë prej jush do të bien në dashuri seriozisht. Mos lini pas dore miqtë.

Gaforrja-Dielli do të zhvendoset në shenjën tuaj nesër dhe përgjatë javëve të ardhshme kushtet do të jenë të favorshme që të shfrytëzoni çdo talent që keni dhe të përfitoni sa më shumë prej tyre.

Luani-Entuziazmi juaj mund të jetë i lartë sot dhe mund të dëshironi të bëni gjithçka menjëherë, por relaksohuni pak dhe merruni pak më shumë me veten, gjë që kohët e fundit e keni vendosur në vendin e dytë. 

Virgjëresha-Qetësia juaj do të vihet në mëdyshje sot. Përpiquni që të mos bini në këtë kurth. Tregojini njerëzve që eksperiencat ju kanë shërbyer për mirë dhe se keni mësuar nga to. Nuk ka nevojë që të tregoheni agresivë. Përpiquni të qëndroni të qetë dhe të vendosur.

Peshorja-Nëse e vërteta është ajo që kërkoni, përballuni me të sa më parë të mundni. Mos u shqetësoni për atë që mund të mendojnë të tjerët, sa kohë është ajo që doni. Bëni kujdes dhe përgatituni pasi jo gjithçka që do të dëgjoni do t’ju pëlqejë.

Akrepi-Mezi po prisni që ditët të kalojnë dhe të shkoni të pushoni. Beqarët do të jenë të lumtur për të filluar një njohje të re me një person interesant.

Shigjetari-Nëse dikush do të përpiqet që t’ju detyrojë të bëni diçka kundër dëshirës tuaj, do të keni tendencën për t’u ankuar me zë të lartë dhe me të drejtë. Sa më shumë zhurmë të bëni aq më shumë gjasa ka që t’i turpëroni dhe t’i bëni të tërhiqen.

Bricjapi-Dita do ju fusë në shumë mendime. Do kuptoni se duhet të jeni më i vendosur dhe bindës. Do të ndryshoni shumë fakte të ekzistencës suaj duke sfiduar ato aktuale dhe me baza dhe perceptime të reja do të merrni jetën në duart tuaja.

Ujori-Gjithë ditën do e kaloni duke folur për punë dhe do të harroni njeriun tuaj të zemrës. Përpiquni ta kaloni këtë situatë me sportivitet pasi nëse ankoheni do keni telashe. Një ditë plot emocione për beqarët.

Peshqit-Nëse marrëdhënia juaj është në mëdyshje, sot gjërat do të saktësohen njëherë e mirë. Një darkë me partnerin/en  do ju bëjë të kuptoni se në çfarë situate jeni. Beqarët do të kenë shumë fat. /tvklan.al