Dashi– Do të jeni shumë aktiv sot dhe do të arrini që të shfrytëzoni çdo mundësi për të arritur objektivat tuaj. Nëse do të tregoheni të zgjuar dhe me intuitë, do të arrini që të merrni vendimet e duhura. Kujdes me financat.

Demi– Do të jeni pak të hallakatur sot, ndaj duhet të tregoni kujdes dhe të dëgjoni këshillat e miqve, pasi ata mund t’u japin disa zgjidhje që nuk i kishit menduar më parë. Për beqarët do të jetë një ditë me fat.

Binjakët– Paratë e kursyera kohët e fundit do t’iu ndihmojnë që të kryeni të gjitha shpenzimet e nevojshme për ndryshimet që po bëni në shtëpi. Por duhet të keni kujdes pasi mund të krijoni probleme në familje.

Gaforrja– Sot do të shkoni në punë shumë të motivuar dhe do të kërkoni nga eprorët sfida të reja. Do të jeni një person me fat, pasi gjatë gjithë ditës do të merrni disa lajme të mira dhe do të gëzoheni shumë.

Luani– Do të ndodheni para një zgjedhje shumë të vështirë sot dhe vetëm me ndihmën e miqve tuaj mund të arrini të merrni vendimin e duhur. Për sa i përket financave do keni disa probleme të vogla që do t’i zgjidhni shpejt.

Virgjëresha– Planet tuaja për biznesin e ri mund të realizohen. Duhet që të tregoni shumë kujdes dhe të mos merrni vendime të gabuara pasi mund të shkatërroni gjithçka që keni arritur deri tani.

Peshorja– Në punë pritet që gjithçka të shkojë mirë dhe ju do të merrni një post drejtues. Po ashtu dhe për sa i përket financave do të keni gjithçka nën kontroll. Të dashuruarit do të marrin një lajm shumë të mirë sot.

Akrepi– Duhet që të tregoni shumë të kujdesshëm në punë, pasi roli drejtues që keni marrë ka përgjegjësi të mëdha. Mos merrni vendime emocionale, pasi mund të rezultojnë të gabuara dhe me pasoja.

Shigjetari– Një ditë me fat parashikohet që të jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Në punë do të ndiheni shumë komod, pasi do të gjeni në çdo kohë ndihmën e kolegëve tuaj.

Bricjapi– Sot do të arrini që të përfundoni me sukses një projekt për të cilin keni punuar disa muaj me radhë. Të dashuruarit do të marrin një lajm të mirë për sa i përket të ardhmes në çift, por mund të kenë probleme me financat.

Ujori- Duhet të mendoheni mirë, pasi sot do duhet që të vendosni nëse do të lëvizni nga puna aktuale apo jo. Do të jeni para një zgjedhje të rëndësishme, ndaj këshillohuni me miqtë se çfarë vendimi do të merrni.

Peshqit- Do të riktheheni në punë dhe duket se keni lënë pas problemet shëndetësore. Kolegët do iu mirëpresin, por do të përballeni menjëherë me disa sfida të vogla. Për sa i përket çështjeve financiare do të keni gjithçka nën kontroll./tvklan.al