Dashi– Dashuria mund të marrë një hap prapa, ose çiftet mund të vendosin të heshtin lidhur me problemet. Disa keqkuptime mund të ndikojnë gjithashtu edhe në çiftet e konsoliduara tashmë. Shfaqen interesa dhe aktivitete të reja, ndaj mos u shqetësoni nëse puna ndryshon papritur.

Demi– Një ditë ideale për t’ia ofruar dashurisë, shenjë pozitive për ata që kanë nevojë për të rigjetur ekuilibrin në ndjenjat e tyre. Beqarët do të bëjnë njohje të mira, përfitoni prej tyre në përpjekje për të marrë më të mirën. Falë Saturnit dhe Mërkurit keni përqendrim të mirë të ideve dhe një krijimtari të fortë.

Binjakët– Shumë prej jush përballen me një sërë pengesash që duhet të tejkalohen në mënyrë diplomatike. Tensione dhe pavendosmëri për ata që jetojnë dy histori. Në punë pritja e një lajmi do t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë mund të bëni më mirë në të ardhmen.

Gaforrja– Do të ndjeni nevojën për të vënë jetën tuaj në rregull dhe për të menaxhuar më mirë rrjedhën e emocioneve. Beqarët që janë përballur me dyshime do ta kthejnë faqen. Në punë, kjo është koha e duhur për të gjetur një balancë profesionale që do t’ju lejojë të organizoheni më mirë.

Luani– Një periudhë dukshëm pozitive për Luanët, ku do të jeni në gjendje të vendosni vitalitetin tuaj të dashurisë dhe do të ktheheni një qendër reference. Venusi dhe Jupiteri ju japin ngarkesën e duhur për të bërë një goditje në zemrën e partnerit/es. Dita e rimëkëmbjes për ata që kanë një profesion ose një aktivitet.

Virgjëresha– Do të gjeni pak qetësi, veçanërisht nëse kohët e fundit keni përjetuar komplikacione të rënda personale. Lërini diskutimet dhe grindjet prapa krahëve dhe gëzoni. Fati për momentin ju lejon të bëni një hap të madh përpara në punë. Jini më optimist!

Peshorja– Qëndroni larg njerëzve negativë, për momentin po kaloni një sërë tensionesh që vijnë nga jashtë, të cilat mund të dëmtojnë qetësinë sentimentale. Kjo nuk nuk është një periudhë ideale për beqarët. Në punë do të keni përshtypjen se jeni nuk jeni vlerësuar.

Akrepi– Nëse jeni duke kërkuar qetësi, sot ndoshta do të jetë dita e duhur për ta gjetur atë. Në dashuri çdo gjë shkon mirë dhe ju mund të bëni zgjedhje të mëdha për të ardhmen. Në punë nuk ka probleme të veçanta, ndoshta disa keqkuptime me kolegët.

Shigjetari– Një qiell pozitiv që do t’ju bëjë të jetoni emocione të reja. Disa nga ju do të kërkojnë një histori të qëndrueshme, të tjerët do të vendosin të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës. Ju do të stimuloheni nga mundësitë e reja që të bëni zgjedhje të përshtatshme.

Bricjapi– Situatë e ndërlikuar, dikush mund të shfaqë dyshime dhe paqartësi. Venusi në shenjë do të krijojë situata të favorshme për beqarët që mund të takohen me shpirtin binjak. Në frontin e punës është më mirë të shmangni hapat e rrezikshëm, disa njerëz mund të krijojnë vështirësi.

Ujori– Është një ditë për të mbajtur veten nën kontroll, sepse nxitimi do të zërë vendin e arsyes. Javë interesante për beqarët, ndikimi i yjeve do të sjell befasi të këndshme. Në punë do të ketë para në qarkullim, transferime dhe ndryshime, lëvizjet e mundshme që do të sjellin gjëra pozitive.

Peshqit– Është koha për sqarime, dashuria mund të kthehet në protagoniste. Tani do të jeni të detyruar të flisni qartë. Beqarët duhet të shmangin të qenit në situata të paskrupullta, nga ku mund të lindin thashetheme. Periudhë pritjeje në punë, por yjet rekomandojnë të merrni gjithçka me qetësi./tvklan.al