Dashi-Dashuria mund të marrë një hap prapa, ose çiftet mund të vendosin të heshtin lidhur me problemet. Disa keqkuptime mund të ndikojnë gjithashtu edhe në çiftet e konsoliduara tashmë. Shfaqen interesa dhe aktivitete të reja, ndaj mos u shqetësoni nëse puna ndryshon papritur.

Demi-Çështjet e zemrës do shkojnë më së miri gjatë kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do i mbani aspak mëri për ndonjë kritikë të ashpër që mund t’iu ketë bërë. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë të arsyeshëm.

Binjakët-Sot do të bëni hapa të rëndësishëm në çështjet e kaluara që janë vonuar dhe nuk keni gjetur zgjidhje. Nëse shqetësoheni për çështjet familjare, ju jeni plotësisht në favor, sepse sot dita është e duhura për ju që t’i trajtoni ato. Thjesht shmangni përfshirjen në çështje që janë përgjegjësia juaj personale.

Gaforrja-Të lindurit e kësaj shenje sot do të ndjejnë nevojën për të vënë rregull dhe për të menaxhuar më mirë emocionet. Në aspektin profesional do të gjeni balancën ideale dhe do të organizoheni më mirë.

Luani-Lërini mënjanë aventurat në çift gjatë kësaj dite sepse nuk do jetë koha më e përshtatshme. Mundohuni të ruani një komunikim të mirë dhe të tregoheni të sinqertë. Financat do stabilizohen. Më në fund mund të rini të qetë në këtë sektor.

Virgjëresha-Do të zbuloni një metodë të re për të bërë më shumë para, pse jo edhe falë teknologjisë. Megjithatë kur vjen puna tek idetë e reja, vlerësojini ato me kujdes dhe mbani në mendje se jo të gjitha mund të realizohen.

Peshorja-Puna në të cilën keni gjithë këto kohë që investoni më në fund mund të sjellë shpërblimin që shpresonit. Do të ndiheni mjaft krenar për veten dhe plot vetëbesim dhe arsyet nuk mungojnë. Mos e lini pa e festuar këtë ditë, e meritoni!

Akrepi-Nëse jeni duke kërkuar qetësi, sot ndoshta do të jetë dita e duhur për ta gjetur atë. Në dashuri çdo gjë shkon mirë dhe ju mund të bëni zgjedhje të mëdha për të ardhmen. Në punë nuk ka probleme të veçanta, ndoshta disa keqkuptime me kolegët.

Shigjetari-Këtë herë ju keni provuar të balanconi disa situata që prej kohësh ju shqetësojnë dhe nuk e detyroni veten të bëni gjëra që janë përtej mundësisë suaj. Vetëm kujdesuni që të merreni me ndonjë çështje familjare që mund t’ju shqetësojë.

Bricjapi-Çiftet e vjetra duhet të përballen me një lloj rinovimi të lidhjes së tyre, nëse shfaqen paqartësi dhe dyshime. Në aspektin profesional bëni mirë të shmangni iniciativat e rrezikshme, pasi disa persona mund t’ju krijojnë vështirësi.

Ujori-Ditë paksa e tensionuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do debatoni mjaft me atë që keni në krah dhe nuk do bini dakord për disa lloj temash. Respektojeni mendimin e tjetrit. Në planin financiar mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse do keni probleme të mëdha më vonë.

Peshqit-Njerëz të rinj, që pse jo mund të sjellin ide të reja, do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Shikojeni këtë si një mundësi të mirë për të ndryshuar disa gjëra dhe shijoni ato që rezervon dita./tvklan.al