Dashi – Çfarëdo që mendoni se po shkon keq ose mirë në jetën tënde, si në jetën private ashtu edhe në karrierë, brenda pak ditësh do ta shikoni ndryshe dhe nuk do të doni të ndërroni vendet me askënd. Një prej periudhave më të mira të vitit pritet të nisë.

Demi – Flisni zëshëm dhe tregojuni njerëzve përreth se çfarë mendoni dhe si ndiheni. Planetet do ju japin kurajën këtë javë të thoni gjëra që duhet t’i thoni, dhe pse mund t’ju prishin punë me njerëzit me pozitë.

Binjakët – Kurrë nuk keni qenë lloji i njeriut që jeni shqetësuar se çfarë thonë apo mendojnë të tjerët, ndërsa ditët në vijim do të shqetësoheni edhe më pak.

Gaforrja – Dielli po i afrohet fundit të udhëtimit të tij vjetor në shenjën tuaj, por kjo s’do të thotë se ju do të ngadalësoheni. Përkundrazi, duhet të ndërtoni një momentum të tillë që të ecni edhe më shpejt ditët në vijim.

Luani – Duhet të kujdeseni për dëshirat dhe nevojat e personit numër 1 në jetën tuaj – dhe ai person je ti. Keni çdo të drejtë të vendosni interesat tuaja në vend të parë.

Virgjëresha – Keni tendencën t’i besoni arsyes së pari, por kur dielli të lëvizë drejt fushave të ndjeshme të shenjës suaj, duhet ta lini zemrën t’ju udhëheqë. Ndjenjat janë po aq të rëndësishme sa mendimet.

Peshorja – Cila është ajo gjë që doni t’ju ndodhë në jetë më shumë se gjithçka tjetër? Fokusohuni tek ajo dhe mos lini t’ju ikë asnjë mundësi. Keni çdo mundësi që ëndrrën ta ktheni në realitet.

Akrepi – E ndjeni thellë që diçka speciale do të ndodhë në jetën tuaj ndërkohë që Dielli po ndërvepron me Marsin. Madhështia ju pret.

Shigjetari – Keni kaluar luhatje të mëdha emocionale dhe nuk doni gjë tjetër veçse të lini pas njerëzit negativë dhe çështjet negative. Ndërrimi i shenjës nga ana e Diellit do ju ndihmojë ta bëni këtë gjë. Bëni gati valixhen dhe bëhuni gati për udhëtim.

Bricjapi – Ajo që duhet të kujtoni këtë javë është se çfarë bëni për të tjerët e bëni edhe për veten tuaj. Kujdesuni për të afërmit pa pritur shumë në këmbim.

Ujori – Fakti që po punoni me orë të gjata nuk duhet t’ju ndalojë të kaloni kohë kualitative me miqtë dhe të dashurit tuaj. Bëni një plan të gjërave që duhet të bëni këtë javë dhe vlerësojeni veten me disa aktivitete sociale.

Peshqit –Nëse jeni i zgjuar do të kuptoni se duhet të ngadalësoni ritmin në ditët në vijim. Nëse nuk jeni, do të përballeni me një pengesë që do ju detyrojë të ulni shpejtësinë. Sidoqoftë, ju nuk do të mund të lëvizni me shpejtësinë aktuale./tvklan.al