Dashi – Disa projekte duhen çuar përpara dhe parashikohet që t’ju sjellin kënaqësi. Mërkuri do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj.

Demi – Ju kanë zili, por në të njëjtën kohë edhe ju kritikojnë. Kujdes, tregohuni të matur pasi një shpërthim i juaji mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Në vendin e punës ka ardhur momenti të përvishni mëngët.

Binjakët – Kjo javë do të jetë e mbushur me lajme pozitive. Duhet të reflektoni lidhur me disa situata të vështira me të cilat do të përballeni. Dashuria do të shkojë drejt përmirësimit vetëm në ditët në vijim.

Gaforrja – Për të lindurit e kësaj shenje, humori do të ketë luhatje, por edhe gjendja fizike nuk paraqitet e mirë. Bëni kujdes.

Luani – Do të jetë ditë pozitive për ju. Nëse dëshironi diçka, do ta keni të lehtë për ta arritur. Në punë do të ketë zhvillime interesante, ndonëse mund ta keni humbur durimin.

Virgjëresha – Është një periudhë e vështirë dhe do të ndiheni konfuz, sidomos në punë. Zhvillime pozitive do të ketë në ditët në vijim. Situata ekonomike nuk paraqitet shumë e mirë.

Peshorja – Duhet të tregohet kujdes ndaj tensioneve që keni mbledhur prej kohësh. Në punë parashikohet një propozim i favorshëm. Situata financiare është pozitive.

Akrepi – Do të jeni pasionant, por me Venusin kundër situata do të jetë e vështirë. Për të sqaruar disa raporte që po përjetoni, do të duhet të prisni.

Shigjetari – Këshillohet që të shmangni dekurajimet, pasi mund të hasni në momente të forta tensioni. Do të mbartni me vete situata të vështira, të cilat do e keni të vështirë t’i menaxhoni.

Bricjapi – Do të jetë një ditë e favorshme për të gjetur bashkëpunimet e duhura si në dashuri edhe në punë. Në sferën profesionale mund të ketë diçka të bukur, ashtu si dhe në atë sentimentale.

Ujori – Mund t’ju kërkohet të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm. Ka gjasa qw do t’ju duhet të hiqni dorë nga një marrëdhënie e papërcaktuar.

Peshqit – Bëni kujdes në raportin në çift, sidomos me ata të shenjës së Luanit dhe Akrepit. Keni nevojë për pak ngrohtësi, pasi nëse do të ndiheni pozitiv do të arrini të kapërceni disa kriza të mbartura në kohë.

/tvklan.al