Dashi-Do të keni një takim romantik me një person. Duket sikur do të jeni në një lidhje të  nxehtë dhe pasionante. Lirojeni veten nga kufijtë  emocionalë. Bëni që personin që keni përballë t’jua dijë vlerën.

Demi-Do të jetë pak e vështirë që të lidheni me njerëzit e dashur. Lidhja do të bëhet më e fortë nëse do të shprehni emocionet që keni.

Binjakët-Sot është dita perfekte që të zhvilloni kontakte të reja. Kjo do t’ju ndihmojë që të zhvilloni karrierën. Është e nevojshme që t’ia komunikoni dëshirat dhe nevojat partnerit/es.

Gaforrja-Dashuria është rrotull. Mund të surprizoni njerëzit e dashur duke planifikuar diçka speciale. Nëse jeni në një lidhje, sot është koha e duhur për të rikthyer magjinë që ju bëri bashkë. Beqarët do të takojnë partnerin/en e jetës.

Luani-Është e rëndësishme që të mos nxitoheni në konkluzione dhe keqkuptime në marrëdhënien në çift. Duhet të jeni më të hapur pasi për momentin lidhja karakteriozhet nga një atmosferë mos besimi. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të personave të tjerë.

Virgjëresha-Dita perfekte për të kaluar kohë me familjen. Për sa i përket dashurisë do të merrni vëmendje më shumë se kurrë. Mos e mbani veten peng për shkak të eksperiencave të hidhura në të kaluarën.

Peshorja-Do të ndiheni shumë emocionalë  sot. Si emocionet pozitive dhe negative do t’ju bëjnë të mendoni sot. Nuk është dita më e mirë  për të marrë vendime të rëndësishme sa i përket jetës dashurore.

Akrepi-Nuk do të ndiheni shumë rehat pasi të përballeni me disa faktorë të panjohur. Do të lindin mundësi të reja. Përdoreni  këtë kohë që të përfundoni projektet e vjetra.

Shigjetari-Jeni si zogjtë e lirë. Nuk jeni për angazhime serioze. Kështu që më mirë mos i hyni një marrëdhënie nëse nuk e përballoni dot. Lëvizja përpara është e vetmja mënyrë.

Bricjapi-Është koha ideale për t’i kushtuar vëmendje familjes. Jeni shumë optimistë. Njerëzit do t’ju njohin më mirë.

Ujori-Sot është një ditë me fat për ju. Do të jeni në gjendje të zgjidhni problemet. Ndihuni të lumtur dhe festoni me të dashurit tuaj.

Peshqit-Sot duhet të korrigjoni problemet që keni pasur kohët e fundit. Duhet të lini mënjanë krenarinë. Përndryshe marrëdhënia do të jetë në vështirësi./tvklan.al