Dashi– Programi juaj i ditës sot do të jetë i dendur dhe intensiv, por vullneti juaj edhe më i vendosur. Ka shumë situata që ju marrin kohë dhe vëmendje. Mos e harxhoni kohën duke u marrë me gjëra të parëndësishme. Vini prioritete, ky është çelësi i suksesit për ju.

Demi– Çlirojini të gjitha energjitë sot. Përqendrohuni dhe pastaj do të gjeni burimin e lirisë shpirtërore. Tregohuni modestë sot. Mund të sakrifikoni kohë, para ose edhe ushqim për të kënaqur të tjerët. Njerëzit do t’ua vlerësojnë këto gjeste. Kaloni kohë në shtëpi dhe hani ushqime të shëndetshme.

Binjakët– Sot nuk do të keni sy për askënd tjetër veçse për personin tuaj të zemrës. Është koha e duhur për të plotësuar idetë krijuese dhe për të zgjeruar mendimet. Sidoqoftë mund të keni disa probleme financiare, por yjet nuk do t’ju braktisin asnjë moment. Beqarët më mirë të presin edhe disa ditë për të bërë ndryshime.

Gaforrja– Mos neglizhoni personat që po presin për vëmendje dhe përkujdes prej kohësh nga ana juaj. Përpiquni që të lexoni këshilla ose vihuni në kontakt me njerëz me eksperiencë për udhëzime më të sakta. Mund të keni dëshirë të madhe për të qenë të suksesshëm. Me financat duhet të tregoheni të matur me shpenzimet.

Luani– Këto ditë nuk kanë qenë të lehta për ju, por më në fund gjërat duket se do të ndryshojnë përsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Gjeni kohë për të qetësuar veten dhe partnerin/en. Sot është dita e duhur. Do të ketë njerëz që do t’ju ofrojnë ndihmë t’ju nxjerrin nga situatat e pakëndshme ku gjendeni.

Virgjëresha– Sot do të ndiheni më të sinqertë se zakonisht. Deri më tani jeni sjellë me takt, por tani kjo do të ndryshojë. Do të tregoni të vërteta të papranueshme dhe kjo mund të mos u pëlqejë atyre që keni përballë. Bëni mirë të kaloni pak kohë vetëm. Financat do të varen nga mënyra se si do t’i menaxhoni.

Peshorja– Koha duket sikur ka ndaluar, por jini të duruar. Do të merrni fajet e gabimit të një miku. Kini parasysh se kjo ka pasoja. Mund të përfshihen çështje ligjore serioze. Disa ngjarje që do t’iu ndryshojnë jetën mund të ndodhin sot. Beqarët do të bëjnë disa takime, por asnjë nga personat nuk do ua mbushë mendjen.

Akrepi– Sot mund t’iu kërkohet të lini mënjanë punët tuaja personale për hir të bashkëpunimeve. Kjo është koha për të shmangur konfliktet dhe keqkuptimet me partnerin. Mos i mërzisni. Me menaxhimin e duhur të situatave do të jeni në gjendje të plotësoni dëshirat e të dyve.

Shigjetari– Sot keni nevojë urgjente të kuptoni artin e balancimit të realitetit me vizionin tuaj. Planet mund të jenë ambicioze, por duhet të kuptoni se ka pengesa. Duhet të kuptoni gjithashtu se planet tuaja mund të jenë në konflikt me të dikujt tjetër, i cili është po aq i vendosur dhe ambicioz sa ju.

Bricjapi- Mund t’ju duket sot sikur jeni në zotërim të gjërave materiale. Mos i mbani ato pas vetes. Thjesht ndiq rrymën dhe lëviz me të. Bëni kujdes që të mos jini të bezdisshëm ndaj partnerit/es. Merrni në konsideratë faktin që mos të prishni atë që keni ndërtuar.

Ujori- Mos jini keqdashës në interpretimin e sjelljes së personit që e doni shumë. Mundohuni ta gjeni lumturinë tuaj në gjëra të vogla. Dita ka për të qenë shumë emocionuese për ju. Gjërat do t’i bëni me pasion. Kjo do të shoqërohet me sukses. Prej kohësh keni shmangur një çështje të rëndësishme, por sot është koha për t’u përballur me të.

Peshqit– Ndryshoni programet tuaja të zakonshme dhe eksperimentoni diçka të re sot. Dikush pranë jush mund të gjendet i trazuar përpara emocioneve. Arsyeja për këtë do të jeni ju. Keni tendencën për të dalë shpejt në konkluzione. Duhet të jeni të duruar dhe të lini gjërat që të rrjedhin në kohën e duhur./tvklan.al