Dashi

Dielli, planeti juaj kujdestar, i ndihmuar nga Mërkuri, ju mbush me energjitë e duhura për një ditë në të cilën do të nxirrni në pah cilësitë tuaja më të mira, bujarinë mbi të gjitha. Miqësitë e vërteta, aq thelbësore për ju, kërkojnë pjesëmarrje dhe vëmendje. Jeni një nga shenjat më të afta për të zgjeruar burimet ekonomike.

Demi

Shijojeni këtë ditë qershori në të cilën Neptuni, në aspektin e lumtur për shenjën tuaj, nga Peshqit, ju ndihmon të jetoni në harmoni me familjen, si atë të origjinës ashtu edhe folenë e vogël që keni krijuar. Në këtë mënyrë, mblidhni dhe gëzohuni me njerëzit tuaj më të dashur. Energjinë për të përmirësuar komunikimin sot ua jep Plutoni.

Binjakët

Peizazh yjor i shkëlqyer me plot humor sot që vjen falë pozicionit të mrekullueshëm të Mërkurit i vendosur në shenjën tuaj të zodiakut. Nuk do t’ju mungojë buzëqeshja dhe shakatë. Vullneti me të cilin lëvizni në familje, në mjedise shoqërore dhe miqësore ua bën situatat më të lehta.

Gaforrja

Hëna me shenjën miqësore të Peshqve është shoqëruesi juaj i besuar, duke sugjeruar lëvizje të guximshme dhe taktika heroike pushtuese, të cilat lënë të habitur konkurrentët dhe kundërshtarët. Sidomos nëse festoni ditëlindjen tuaj në këtë qershor, do të shijoni një ditë plot energji dhe harmoni.

Luani

Hyni në këtë ditë me një guxim të lakmueshëm dhe një skenë yjore si protagonistë. Dielli dhe Marsi janë “karburantet” e energjive të pashtershme jetike, veçanërisht nëse festoni ditëlindjen tuaj nga 25 korriku deri më 7 gusht. Disa probleme të probleme të vogla shfaqen sot për shkak të Uranit në pozicion të papërshtatshëm.

Virgjëresha

Kjo ditë mjaft e larmishme e fillimit të verës ju ngroh, me tranzite “të përziera” pozitive dhe negative. Dhe ku me siguri nuk do të mërziteni! Një mundësi premtuese po duket në horizont. Jeni personi ideal për të kuptuar se sa shumë mund të japin disa manovra që menaxhoni dhe mbështesni.

Peshorja

Rreshtimi i planetëve sot mjaft pozitiv falë aftësisë suaj për të përballuar situata të papritura me energji të madhe. Mërkuri vazhdon triumfues të ecë i lumtur dhe t’ju buzëqeshë nga shenja juaj mike e Binjakëve, duke ju sjellë lajme të të gjitha llojeve, në shumë fronte.

Akrepi

Rregullimi i lëvizjeve planetare vjen sot me disa trupa qiellorë që udhëtojnë në favorin tuaj të plotë. Në veçanti Hëna tek Peshqit, Neptuni, Plutoni dhe nga pasnesër edhe Dielli në Gaforre. Megjithatë, mbeten forca negative, në veçanti Saturni dhe Urani, të cilët ju sjellin sot disa pengesa në komunikim.

Shigjetari

Marsi dhe Saturni janë të rregulluar në një aspekt pozitiv dhe ju japin mbështetje në çdo fushë këtë ditë, duke premtuar gjithashtu se do të organizojnë mendërisht takimet e radhës në axhendën tuaj. Forma juaj fizike është e shkëlqyer, e konfirmuar astrologjikisht nga një pozicion i i Uranit në shenjën e shëndetit, Demit.

Bricjapi

Sot do t’ju duhet të përdorni më shumë energji për të përmbushur synimet tuaja. Disa planetë janë në pozicion të pafavorshëm. Zhvendosni dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes duke dëgjuar të tjerët: në këtë mënyrë do të arrini të kuptoni kërkesat për ndihmë nga ata që nuk i prisnit.

Ujori

Sot do të jeni nën ndikimin e plotë të Neptunit, i cili ju ndihmon të lëvizni brenda një rrjeti marrëdhëniesh shoqërore. Mirësia e shpirtit, të cilën ju dini të provoni, është kartëvizita e kësaj dite. Nëse keni lindur në dy dekadat e para të shenjës suaj, merrni ndikime të veçanta për marrëdhënien tuaj të dashurisë.

Peshqit

Shumë planetë janë në favorin tuaj, duke përfshirë Hënën e ëmbël dhe Neptunin, ky i fundit triumfues në shenjën tuaj dhe që po ju shndërron në “kalorës të patrembur”, duke ju çuar në horizonte të reja të lavdisë së afirmimit profesional dhe personal. Merrni kohën e duhur për të pushuar./tvklan.al