Dashi– Në punë pritet që gjithçka të shkojë mirë dhe ju do të arrini që të lini shenjë fal aftësive tuaja. Duhet që të keni shumë kujdes lidhur me vendimet që do të merrni, duhet të mendoheni mirë përpara se të firmosni.

Demi- Do të ndiheni shumë me fat sot, pasi në punë do të ndihmoheni nga një ekspert dhe do të përfundoni me lehtësi detyrat që u janë caktuar. Për sa i përket financave do të merrni një lajm të keq.

Binjakët– Do të takoni një mik të vjetër sot dhe do kaloni një kohë të bukur me të. Për sa i përket financave do të merrni një lajm të mirë, pasi do të dëgjoni këshillat e miqve për disa shpenzime.

Gaforrja– Për ata që janë student, sot është në ditë me fat pasi do të marrin një lajm të mirë lidhur me shkollimin e tyre. Një projekt që keni pasur në mendje vitet e fundit do të nisni ta zbatoni dhe do të fitoni para.

Luani– Një ditë e shkëlqyer parashikohet të jetë kjo e sotmja  për ju, pasi gjithçka do të shkojë sipas planit. Do të kaloni një kohë shumë të gjatë me familjen dhe do të ndiheni shumë të lumtur.

Virgjëresha– Për sa i përket çështjeve financiare do të merrni një lajm të mirë. Një ide e juaja do t’iu sjell shumë fitime dhe mund të kryeni të gjitha shpenzimet që dëshironi. Për të dashuruarit do të ketë një lajm të mirë.

Peshorja– Çdo gjë në punë do të shkojë sipas llogarive tuaja. Do të jeni shumë të vendosur sot dhe të do arrini që të merrni vendimet e duhura, por do duhet që të keni kujdes me financat pasi mund të keni probleme.

Akrepi- Një situatë të pakëndshme do të përjetoni sot në punë, mund të hasni disa probleme të vogla por gjithçka të kalojë shpejt. Duhet që të tregoni shumë kujdes me financat dhe të mos shpenzoni për gjëra pa vlerë.

Shigjetari– Do të ndjeni shumë konkurrencë sot dhe kjo do të ndikojë tek ju. Në punë do të jeni shumë të ngarkuar, pasi do të merreni për disa projekte të reja. Kjo do të ndikojë pozitivisht dhe në financat tuaja.

Bricjapi- Sot do të kaloni disa momente shumë të lumtura me familjen, pasi pas një kohe të gjatë do të ribashkoheni. Do të merrni një lajm të mirë dhe kjo do të bëjë akoma më pozitive atmosferën.

Ujori- Mund të jeni përgjegjës për diçka të rëndësishme në punë, ndaj presioni ndaj jush do të shtohet shumë sot. Kjo mund të ndikojë dhe në performancën tuaj. Për sa i përket financave do të keni gjithçka nën kontroll.

Peshqit– Duhet që të tregoni shumë kujdes me shpenzimet sot. Nëse tregoheni të zgjuar, mund të merrni një vendim të duhur dhe të kurseni disa para. Për të dashuruarit ka lajme të mira./tvklan.al