Horoskopi 22 Janar 2021



Horoskopi 22 Janar 2021

08:54 22/01/2021

Dashi-Është një nga ato ditët, kur edhe keqkuptimet më të vogla mund të krijojnë ‘shpërthime’ të mëdha. Do të keni vetëm një mendim në kokë dhe nuk është mirë ta mendoni shumë. Keni nevojë që të bëni një bisedë përballë personit të zemrës që t’i shprehni si ndiheni.

Demi-Energjia që vjen nga planetet mund të inkurajojë të dalin disa ndjenja në sipërfaqe dhe të kuptoni se keni nevojë për të vepruar për një çështje të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje është momenti që t’i lini të gjitha mendimet e këqija që të shkojnë dhe të shprehni shqetësimet që keni.

Binjakët-Do të bisedoni për një problematikë me personin e zemrës. E rëndësishme është që të flisni për thelbin e problemit. Duhet që të dëgjoni pa u bërë të pasjellshëm dhe arrogantë dhe më pas të jeni në gjendje të flisni nga thellësia e zemrës.

Gaforrja-Sot është një ditë shumë e mirë për t’u socializuar. Do të merrni lajme të reja në darkë. Ka shumë mundësi që ta gjeni personin e zemrës gjatë një darke të tillë duke biseduar dhe duke diskutuar për çështje të ndryshme.

Luani-Zakonisht përshtateni shumë në një lidhje dhe jeni në gjendje që të bëni kompromis që  t’i mbani gjërat në rregull. Por sot gjërat janë në të kundërt. Do të ndiheni më shumë të fiksuar. Bëni kujdes që të mos keni një qasje agresive se normalja.

Virgjëresha-Duhet që të jeni më të shoqërueshëm. Sot jua jep mundësinë dhe pozicioni i planeteve. Mundohuni që të takoni një person të veçantë. Dëgjoni ato që të tjerët kanë për të thënë.

Peshorja-Do të keni një angazhim më të madh ndaj një personi të veçantë. Mendoni se do ta tërhiqni shpirtin binjak prej pamjes. Por mos u shqetësoni, çdo gjë ka nevojë për kohën e vet.

Akrepi-Nëse keni qenë duke kërkuar për një person të veçantë atëherë do të surprizoheni se si vepron universi. Do të nisë diçka e madhe prej një veprimi të vogël. Do t’ju duhen disa biseda që të shkoni pas çështjeve serioze të zemrës.

Shigjetari-Dita e sotme është një mundësi e shkëlqyer për t’u shoqëruar me shumë njerëz. Do të përfitoni nga disa ngjarje dhe do të takoheni me njerëz që ndani të njëjtat ide, ideale dhe ambicie. Nëse shpresoni që të keni sukses në aspektin romantik do të duhet që të bisedoni për gjëra serioze.

Bricjapi-Sot është dita për të përjetuar atë që keni shpresuar gjithë jetën, takimin e jetës. Problemi i vetëm është që nata e sotme nuk ka për të qenë shumë pasionante. Mos kini frikë. Gjërat më të mira janë rrugës duke ardhur.

Ujori-Jeta shoqërore dhe komunizmi i përgjithshëm që keni me të tjerët është në nivelet më të larta. Përdoreni këtë mundësi për të bërë miq të rinj. Personin e zemrës do ta takoni në një zyrë ose në një kurs trajnimi.

Peshqit-Do të afroheni më shumë me qëllimin që i keni vënë vetes në lidhje me një person të veçantë. Është koha për të treguar gjendjen shpirtërore. Mos u shqetësoni për mënyrën si dukeni së jashtmi. /tvklan.al






Të ngjashme