Dashi-Ditë mjaft entuziaste sot. Mbajini sytë hapur drejt mundësive të reja në sferën sentimentale dhe jetoni çdo gjë që do t’ju vijë përpara. Të reja të rëndësishme, por edhe ndonjë problem familjar. Në punë, do të ndiheni të lodhur, por të pa sfiduar.

Demi-Ditë e mbushur me zhvillime pozitive. Nga pozicioni i tanishëm i yjeve, ky është një moment i mirë për të ndërtuar të ardhmen në çift. Ndërsa gjithë ata që janë vetëm, do të kenë mundësi për takime të reja. Në punë do t’ju duhet të bëni disa zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen.

Binjakët-Tregohuni sa më të kujdesshëm me fjalët, përndryshe mund të ndizni debate të zjarrta. Një klimë pozitive e yjeve do të dominojë në të gjithë sektorët e jetës. Sa i takon punës, ajo do të jetë një ditë e mbushur me entuziazëm për të ardhmen.

Gaforrja-Mos kërkoni gjëra të pamundura e bëhuni gati për të papritura të kënaqshme, të cilat do t’ju mbushin me gëzim. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi të reja për të njohur persona interesantë. Ndikimi i Venusit, do t’i japë një shtysë të re karrierës suaj profesionale.

Luani-Hiqni dorë nga aventurat e rrezikshme sot. Dita do të sjellë zhvillime të rëndësishme sa u takon disa miqësive të reja. Yjet favorizojnë ata që janë vetëm, ku mund të ndodhin flirte interesante. Në punë, në sajë të ndikimit të Uranit do të rezultoni të besueshëm për dikë që është në vështirësi.

Virgjëresha-Hëna do të ketë ndikim aspak të favorshëm sa u takon ndjenjave. Me partnerin/en do ta keni shumë të vështirë që të gjeni gjuhën e përbashkët. Ata që janë vetëm, duhet të tregojnë kujdes, ndaj një raporti të kaluar. Sa i takon sferës profesionale, do të vlerësoheni maksimalisht për rezultatet e arritura.

Peshorja-Vështirësitë që dalin përpara do të jenë të njëpasnjëshme. Pavarësisht angazhimeve, do të jeni të organizuar dhe do të çoni përpara gjithçka me sukses. Në punë, me ndikimin e Mëkurit në orbitë të kundërt, duhet të tregoni shumë kujdes.

Akrepi-Kjo është dita e duhur për t’i dhënë një shtysë të rëndësishme një historie dashurie të cilën nuk e keni të qartë. Rruga është e hapur drejt konsolidimit ose krizës. Në punë, gjithçka ecën siç dëshironi, ndonëse ndjeni nevojën për të konsoliduar pozitën tuaj.

Shigjetari-Tregohuni më të hapur dhe flisni edhe për vogëlsira në dukje, por me pasoja të mëdha. Sot duhet të reflektoni mirë, pasi ka ardhur momenti që të merrni vendim lidhur me raportin në çift. Në sferën profesionale, pas shumë pritjesh, do të arrini të merrni kënaqësitë e shumëpritura.

Bricjapi-Pasiguritë që keni, mund t’ju shtyjnë në marrjen e vendimeve të gabuara në dashuri. Bëni kujdes! Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi të shumta për të bërë takime interesante. Në punë, priten zhvillime të rëndësishme për gjithë të lindurit e kësaj shenje.

Ujori-Po të ndjeni nevojën për t’u përfshirë në emocione të reja dhe për të dalë nga rutina. Merrni një periudhë kohe vetëm për veten tuaj! Edhe ata që janë vetëm, do të ndjejnë emocione të papritura. Në sferën profesionale duhet të bëni kujdes, lidhur me financat. Prisni momentin e duhur, për të bërë shpenzime të rëndësishme.

Peshqit-Një ditë e qetë dhe e përshtatshme për të organizuar diçka relaksuese. Shijojeni në maksimum, këtë moment kënaqësie. Për ata që janë vetëm, priten zhvillime interesante. Në punë, më në fund do arrini të vendosni disa rregulla strikte, duke rregulluar situatën me kolegët./tvklan.al