Dashi- Kuadri yjor vazhdon të mbetet mjaft i favorshëm edhe gjatë ditës së sotme, prandaj duhet të përfitoni për të arritur të gjitha objektivat. Jeta sentimentale nuk do të jetë në ditën më të mirë.

Demi- Marsi dhe Afërdita do të përbëjnë një dyshe shumë pozitive për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje. Kujdes, nuk duhet të hidhni hapa të gabuar.

Binjakët- Të nxitur nga Jupiteri sot do e forconi edhe me shumë lidhjen ju të dashuruarit. Me shpenzimet do të jeni të palogjikshëm dhe nuk mundeni dot ta ruani qëndrueshmërinë.

Gaforrja- Dikush kërkon t’ju ngatërrojë në gjëra mjaft të paqarta dhe të dyshimta që i përkasin jetës tuaj sentimentale. Më e qetë dhe pa probleme paraqitet sfera ekonomike.

Luani- Klima yjore do të jetë e ngrohtë sot për ata që janë në një lidhje. Më në fund tensioni do të shterojë plotësisht dhe zemra juaj do ndihet akoma më mirë. Sektori i financave do të jetë i qëndrueshëm, por jo aq i mirë sa keni menduar.

Virgjëresha- Ditë shumë romantike ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Sado të mundohen t’iu prishin harmoninë, askush nuk do ja dalë dot mbanë. Në planin financiar situata do të ketë përmirësime të konsiderueshme, kjo jo vetëm falë ndihmës së të afërmve, por edhe falë përpjekjeve që do bëni.

Peshorja- Planetë të shumtë janë kthyer në shenjën tuaj që ju sjellin mjaft gjëra të mira, si edhe kurajon e duhur për realizimin e iniciativave të duhura. Jeta sentimentale do të jetë e shkëlqyer.

Akrepi- Shumë miq dhe dashamirës që ju rrethojnë do t’ju ndihmojnë në çështje shumë të rëndësishme nga ana profesionale dhe pikërisht kjo ndihmë do t’ju bëjë të pathyeshëm.

Shigjetari- Hëna në shenjë duket se ju ndihmon shumë dhe ju hap rrugën përpara vështirësive që ju dalin, duke marrë vendime të rëndësishme dhe ndryshime të thella në jetën tuaj.

Bricjapi- Ditë shumë e bukur do të jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Me financat duhet të bëni sa më shumë kujdes. Po nuk u treguat vigjilentë keni për të pasur probleme serioze.

Ujori- Plani sentimental është shumë i favorshëm në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar shanset që mund t’ju paraqiten. Ekonomia dhe financat janë në rritje.

Peshqit- Sot ka shumë mundësi që të mendoni më shumë për punën sesa për atë që keni në krah. Mos e lini pas dore partnerin/en. Sa i përket situatës financiare, do të keni vështirësi të herë pas hershme. /tvklan.al