Dashi– Sot do të jetë një ditë e gëzueshme për ju. Do të jeni mirënjohës për gjërat që keni dhe për njerëzit që ju rrethojnë.

Demi- Probleme të mëdha e të vogla në fushën e aktivitetit tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuaj të mirë është Afërdita që jua bën mjaft interesantë sektorin e dashurisë.

Binjakët- Sot është dita kur ju do të vendosni ekuilibër për një çështje që keni dhe do të respektoni edhe palën tjetër. Mundohuni të keni një këndvështrim pozitiv të situatës.

Gaforrja- Mos u stresoni për gjërat që nuk keni mundësi t’i bëni mirë. Çelësi për t’i bërë që të funksionojnë është të dëgjosh edhe të tjerët.

Luani- Sot është dita që ju doni më shumë, çdo gjë do të jetë mjaft e mirë për të gjitha fushat, duke përfshirë edhe atë sentimentale. Partnerët do t’ju presin me një surprizë të vaçantë dhe një mbrëmje të mrekullueshme.

Virgjëresha- Marsi dhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të ndikimit negativ të Plutonit dhe Saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme në raportet me partnerin/en.

Peshorja- Kjo ditë paraqitet mjaft e mirë dhe do të ndjeni relaksin e vërtetë i cili prej një kohe ju ka munguar. Nëse keni ditë që mendoni ta kaloni kohën me familjen apo miqtë tuaj, sot është momenti i duhur.

Akrepi- Për të ngjitur shkallët duhet t’i hidhni hapat një e nga një. Kapërcimi i shkallëve mund të bëjë që të rrëzoheni përsëri. Kujdes, mos nxitoni për të përfunduar punët sa më shpejt sepse do të keni probleme.

Shigjetari- Fati dhe prosperiteti do të jenë në anën tuaj ditën e sotme. Do të keni mundësinë për të ndërmarrë disa vendime fitimprurëse financiare. Intuita juaj nuk ju zhgënjen, do të bëni marrëveshjen më të mirë të mundshme.

Bricjapi– Dashamirësia e yjeve do t’ju ndjekë sot gjatë gjithë ditës dhe do të jeni të privilegjuarit e tyre. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm.

Ujori- Ata që i përkasin kësaj shenje do të jenë me fat gjatë ditës së sotme, por kjo nuk do të thotë të jeni egoist me miqtë tuaj. Kujdes nga goditjet e pamenduara që mund t’ju hapin probleme të vogla për javën e ardhshme.

Peshqit– Përpiquni të kuptoni cilat janë dëshirat dhe nevojat tuaja kryesore për mirëqenien personale dhe atë familjare. Muaji tjetër vjen me mjaft risi për ju. /tvklan.al