Dashi – Hapet një dritë mjaft e ndritshme dhe plot ngjyra në Zodiak. Saturni dhe Dielli ju shikojnë me dashamirësi, duke favorizuar suksesin e nismave tuaja. Planetët mbrojnë formën tuaj të fuqishme fizike.

Demi – Pozicioni i trupave qiellorë ju premton një ditë shumë pozitive. Afërdita ju favorizon në lidhjet e dobishme duke i shtyrë shumë prej jush të përmbushin dhe të realizojnë ambiciet e reja në çdo fushë. Neptuni do të vijojë t’ju dërgojë sinjale të rëndësishme për të hapur zemrën.

Binjakët – Një kombinim i bukur i forcave planetare ju ndihmon sot. Nga ekipi Jupiter-Mars te miku i mirë Dashi, si dhe Dielli i cili është pritur në shenjën tuaj, i gjallë dhe i shkëlqyer. Me këtë energji planetare përfitoni një gjendje të lumtur shpirtërore dhe lehtësi veprimi në çdo aspekt.

Gaforrja – Sot shumë trupa qiellorë brohorasin për ju, nga Neptuni në Uran dhe nga Venusi në Hënë. Neptuni në shenjën e Peshqve ju fal një moment plot ndjenja. Nëse jeni të përfshirë me kënaqësi në një marrëdhënie afatgjatë, mund të mendoni për projekte të rëndësishme në të ardhmen. Kujdes në punë.

Luani – Jupiteri dhe Marsi po ju përgatisin për një ditë të veçantë rrezatuese në të cilën do të nxirrni në pah personalitetin tuaj vullnetfortë, të shkëlqyer dhe plot vetëbesim.

Virgjëresha – Ju pret një ditë e larmishme në të cilën trupat qiellorë formojnë pozicione të ndryshme përgjithësisht pozitive. Vetë Neptuni i cili ndodhet në një kënd të papërshtatshëm do t’ju ndikojë disi te humori.

Peshorja – Planetët shkëlqejnë sot dhe ju falin sharmin më autentik, duke arritur të korrni simpatinë dhe suksese majtas e djathtas. Dielli tashmë është në shenjën miqësore të Binjakëve dhe ju ngre nivelin e humorit si dhe ju fal energjinë e duhur për t’u argëtuar.

Akrepi – Një sërë trazirash nga planetë të ndryshëm, të vendosur në një kënd super harmonik për shenjën tuaj. Plutoni dhe Neptuni të vendosur tek Peshqit dhe Bricjapi, ju ndihmojnë në jetën e përditshme. Ju mprehin intuitën dhe veçanërisht stimulojnë marrëdhëniet familjare.

Shigjetari – Vendosja e planetëve sot tregon disa ulje-ngritje. Dielli në Binjak sjell disa pengesa të vogla të natyrës praktike, kryesisht në nivel familjar. Duhet të tregoheni më të afërt me fëmijët apo me prindërit tuaj. Me rëndësi është përmirësimi i komunikimit.

Bricjapi – Një Hënë e thellë dhe perceptuese në shenjën miqësore të Virgjëreshës, shoqëron një aftësi për t’u përshtatur në situata nga më të ndryshmet. Planeti të jep gjithashtu një intuitë të thellë, e cila është pika e fillimit të një inteligjence të jashtëzakonshme të cilës sot mund t’i besosh.

Ujori – Qielli hapet dhe planetët janë më të ndritshëm duke reflektuar plot energji pozitive. Në veçanti, dyshja Mars-Jupiter zë Dashin, shenjë e aftësisë për nisma personale por edhe e vendosmërisë dhe aftësisë për të mbajtur pulsin e situatave.

Peshqit – Parashikimi i sotëm është tërësisht pozitiv me të gjithë planetët në një kënd dashamirës. Vetëm Hëna dhe Dielli ju shikojnë disi keq. Venusi ju ndihmon sot të kuptoni më mirë situata familjare.  /tvklan.al